GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Blushi: Veliaj në vend që të mbushë gropat në rrugë, mbush vetëm xhepat e tij

12:51 - 20/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Blushi: Veliaj në vend që të mbushë gropat në rrugë, mbush vetëm xhepat e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar gjendjen skandaloze të rrugëve në njësinë numër 11, Tiranë,

“Ndodhem në Njësinë Nr. 11 në Tiranë, për të denoncuar këto rrugë të lëna rrugëve, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilit as 2 mandate në drejtimin e kësaj bashkie, nuk i kanë mjaftuar për të mbushur këto gropa, për të asfaltuar këtë rrugë, për të shtruar trotuare, dhe për të vendosur ndriçimin, për të gjithë këta banorë dhe për këtë komunitet të nderuar, të cilët edhe pse paguajnë rregullisht taksat, nuk marrin asnjë shërbim elementar nga Bashkia e Tiranës”, shprehet gjatë denoncimit, teksa shton se fokusi i vetëm i Veliajt është vjedhja.

Reagimi:

Ndodhem në Njësinë Nr. 11 në Tiranë, për të denoncuar këto rrugë të lëna rrugëve, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilit as 2 mandate në drejtimin e kësaj bashkie, nuk i kanë mjaftuar për të mbushur këto gropa, për të asfaltuar këtë rrugë, për të shtruar trotuare, dhe për të vendosur ndriçimin, për të gjithë këta banorë dhe për këtë komunitet të nderuar, të cilët edhe pse paguajnë rregullisht taksat, nuk marrin asnjë shërbim elementar nga Bashkia e Tiranës.

Rrugët janë lënë rrugëve, sepse Erion Veliaj, në vend që të mbush këto gropa, ka vendosur të mbush vetëm xhepat e tij, duke keqpërdorur, duke abuzuar, dhe duke vjedhur çdo ditë, taksat e këtyre banorëve, dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

32 milion euro është fondi që Bashkia e Tiranës, ka dhënë vetëm për vitin 2024, për të paguar inceneratorin që nuk ekziston, dhe për të paguar kompaninë e pastrimit, të lidhur qartësisht me Ndrangheta.

Por, siç e shihni, këtu në Njësinë Nr.11, nuk ka as kazanë mbeturinash. Këtu nuk ka asnjë shërbim elementar të bashkisë së Tiranës, e cila e ka lënë këtë rrugë pa asfaltuar, prej dekadash, dhe as kujtohet për këta banorë.

Banorët kërkojnë nga bashkia, që t’iu shtrojë rrugën, t’iu shtrojë trotuaret, dhe të vendosë ndriçim.

Kjo situatë skandaloze, duhet të marrë fund.

Është koha që taksat e qytetarëve të Tiranës, të mos shpërdorohen në këtë mënyrë barbare, nga ky kryetar bashkie, I cili është në atë detyrë vetëm për të mbushur xhepin e tij, dhe jo për interesin qytetar.

Pamjet e rrugës flasin vetë, këtu jemi në Tiranë, por ndërkohë duket sikur jemi në një fshat të humbur të Shqipërisë, ndërkohë jemi vetëm 5 kilometra larg sheshit Skënderbej, dhe pamja flet vetë.

Këtu jemi si në mesjetë.

Kjo zonë vuan gjithashtu, edhe mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse këta banorë paguajnë çmimin e ujit 40% më shtrenjtë, se të paktën 8 vite më parë, kur Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kjo rrugë nuk ka as kanalizime, nuk ka as rrjet të ujësjellësit.

Banorët e kësaj Njësie, prej dekadash thahen për ujë të pijshëm, sidomos gjatë stinës së verës.

Këtu bashkia nuk ekziston. Këtu banorët janë të harruar. Këtu banorët janë të braktisur nga kjo administratë e bashkisë, e cila fokusin kryesor ka vjedhjen përditë të taksave të këtyre qytetarëve, dhe gjithë qytetarëve të Tiranës me kompaninë kriminale 5D, dhe sigurisht zhvatjen e taksave të qytetarëve me inceneratorin fantazëm të Tiranës, pronari faktik i të cilit është Erion Veliaj.

Fokusi i tij është vetëm vjedhja, nuk janë qytetarët, nuk është shërbimi dinjitoze, ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm, që paguan rregulisht taksat, por që nuk merr asnjë shërbim nga Bashkia e Tiranës.

Etiketa: blushiKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Mourinho: Flet një që u pezullua tre vjet për baste

Mourinho komenton lojën e Shqipërisë në Euro 2024: Skuadra që theu çdo parashikim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com