GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi: Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është një votë për (vet)shkarkimin e tyre

19:02 - 23/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi: Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është një votë për (vet)shkarkimin e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi menjëherë pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai kritikoi këshilltarët e Partisë Socialiste, duke i konsideruar pjesë të një skeme korruptive që ka degraduar administratën e kryeqytetit. Blushi theksoi se ky veprim ishte i domosdoshëm dhe se tani duhet nisur një proces i thellë llogaridhënieje.

Ai përmendi edhe disa prej çështjeve të kontestuara, që kanë rënduar politikën dhe menaxhimin e Tiranës.

Postimi i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre.

Ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës.

Të njëjtët që u ngritën në protesta me thirrjet “Lali Eri, o flori, po të presim në Bashki”, sot e përcollën nga Bashkia si kufomë politike.

Pa votat e tyre korrupsioni dhe krimet e Erion Veliaj do të ishin thuajse akte në tentativë.

Depersonalizimi i tyre është dëshmi e papërgjegjshmërisë në raport me interesin publik dhe taksat, i verbërisë politike dhe mungesës së shtyllës kurrizore dhe integritetit.

Nuk po flas për ata/o amfibë/e të neveritshëm që, me votat e opozitës, u infiltruan në atë Këshill dhe sot fshihnin kokën si strucat pas fundshpinës së këshilltarëve të PS, duke u vetvulosur në ballë me damkën e pështirë të shëmbëlltyrës së degraduar politike.

Ky shkarkim i Erion Veliaj është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe shumë i vonuar. Ai duhet të shënojë fillimin e një procesi të thellë drejt llogaridhënies dhe rikthimit të Bashkisë te qytetarët.

Beteja për çlirimin e Tiranës vazhdon!

Lajme të lidhura

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë  Grupin Parlamentar
Aktualitet

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar

12:54 - 24/02/26
‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja
Aktualitet

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

12:21 - 24/02/26
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën
Aktualitet

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26
Para
Kosove/Të akuzuarës serbe për spiunazh i shtyhet paraburgimi edhe për dy muaj

Kosove/Të akuzuarës serbe për spiunazh i shtyhet paraburgimi edhe për dy muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë  Grupin Parlamentar
Aktualitet

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar

12:54 - 24/02/26

Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhorancës për kërkesën e...

Lexo më shumë
‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

12:21 - 24/02/26
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26
30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

11:59 - 24/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com