GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi “zbraz” akuzat ndaj Metanit: Pse hesht ILD për gjyqtarët problematikë dhe aferën e inceneratorëve?

15:20 - 13/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi “zbraz” akuzat ndaj Metanit: Pse hesht ILD për gjyqtarët problematikë dhe aferën e inceneratorëve?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve mes anëtarit të opozitës, Tedi Blushi, dhe kreut të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani. Blushi ngriti një sërë akuzash serioze dhe pyetjesh të drejtpërdrejta lidhur me integritetin dhe veprimtarinë e Metanit në krye të ILD-së, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e këtij institucioni.

Blushi e akuzoi Metanin për konflikt interesi dhe mungesë të pavarësisë, duke kujtuar se ai ka qenë ish-Drejtor i Departamentit Juridik në qeverinë e Edi Ramës. “Aktet dhe vendimet që keni firmosur si pjesë e qeverisë, sot ose janë në hetim ose kanë çuar në dënime. Si mund të hetojë një gjyqtar një akt që ju vetë e keni firmosur?”, pyeti Blushi.

Deputeti i opozitës solli në vëmendje faturën prej rreth 40 milionë eurosh që Shqipëria ka paguar për vendime të padrejta të rrëzuara nga Gjykata e Strasburgut. Ai kërkoi që gjyqtarët përgjegjës të mbajnë përgjegjësi financiare, jo qytetarët.

Blushi kërkoi përgjigje nëse ILD ka ndërmarrë ndonjë procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve si Irena Maneku, Gjoka, Shpata, për fshehje të dënimeve penale në shtete të tjera, konkretisht në Greqi. Ai theksoi se ndonëse verifikimet për një prej tyre janë premtuar prej më shumë se një viti, nuk ka ende asnjë rezultat.

Blushi e akuzoi Metanin se ka pasur një rol në këtë aferë dhe ngriti shqetësimin nëse kjo ndikon në punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve që po hetojnë çështjen. “A ndihen nën presion nga ju?”, e pyeti ai drejtpërdrejt.

Ai kërkoi emrat e prokurorëve të SPAK që, sipas tij, shkelin ligjin dhe mbeten të paprekur nga ILD, duke e akuzuar Metanin për mbrojtje selektive dhe mungesë transparence.

“Ju folët për dilema universale, por nuk dhatë asnjë përgjigje konkrete për çështje që shqetësojnë çdo shqiptar,” përfundoi Blushi, duke e akuzuar drejtësinë aktuale për certifikim të paligjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë.

Lajme të lidhura

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës
Lajme

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Para
ILD: Nuk kemi nisur asnjë hetim për gjyqtaren Irena Gjoka

ILD: Nuk kemi nisur asnjë hetim për gjyqtaren Irena Gjoka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com