Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Rilind Nivokazi, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Sionit, në elitën e futbollit zviceran, në triumfin 0-4 që skuadra e tij regjistroi ndaj Grasshopers në transfertë.
Për 26-vjeçarin ky ishte goli i 12-të në kampionat me skuadrën e Sionit, duke u shndërruar në një protagonist absolut, te skuadra e tij që mban vendin e pestë në renditje me 49 pikë.
Titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi i Kosovës, Hajrizi, ndërkohë që Kololli e ndoqi ndeshjen nga stoli, teksa Rrudhani dhe Shala ishin të dëmtuar.










Discussion about this post