GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bonucci zbulon për herë të parë çfarë ndodhi me Ronaldon te Juventus  

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bonucci zbulon për herë të parë çfarë ndodhi me Ronaldon te Juventus  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci tha se lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’ në mënyrë të pandërgjegjshme filluan të mendojnë se prania e Cristiano Ronaldos “ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshje”.

Ronaldo u largua nga Juventusi pas tre sezoneve këtë verë dhe u bashkua përsëri me Manchester United pasi fitoi dy herë Serinë A dhe një Coppa Italia me Bardhezinjtë.

Ylli portugez shkoi në Stadiumin Allianz në 2018-ën dhe mendohej se ishte pjesa që mungonte në kërkimin e skuadrës së Torinos për një trofe të Champions League.

Tre trajnerë dhe tre sezone më vonë, Ronaldo u largua nga Juventusi pasi shënoi 101 gola në 134 ndeshje, përfshirë 14 nga 23 ndeshjet në Champions League gjithashtu.

Por raportet e trazirave në Continassa dolën dhe Ronaldo dukej se do të largohej nga Bardhezinjtë këtë vit, pasi ai i largoi super makinat e tij nga Italia para Kampionatit Europian.

36-vjeçari ka vazhduar të shënojë në Manchester United, me katër gola në katër ndeshje, dhe Bonuçi pranoi se ai kishte një efekt të nënndërgjegjeshëm te lojtarët në Juventus.

“Ideja që një lojtar, më i miri në botë, mund të garantojë fitoren e Juventusit. Prania e Cristianos kishte një ndikim të madh tek ne. Vetëm stërvitja me të na dha diçka shtesë, por nënndërgjegjeshëm lojtarët filluan të mendojnë se prania e tij ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshje. Filluam të biem pak në punën tonë të përditshme, përulësinë, sakrificën, dëshirën për të qenë atje për shokun tuaj të skuadrës ditë pas dite. Gjatë viteve të fundit, mendoj se mund ta shihni këtë.”- tha Bonucci për ‘The Athletic’.

Pavarësisht rekordit të tij të jashtëzakonshëm edhe në Serie A, Bonucci beson se CR7 kishte nevojë për ekipin aq sa ata kishim nevojë për të./K.T/Gijotina.com

Etiketa: bonucciRonaldote pathenat

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Zjarri në Dukat, forcat zjarrfikëse në “luftë” me flakët

Zjarri në Dukat, forcat zjarrfikëse në “luftë” me flakët

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com