GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Borrell: Asetet e ngrira ruse të përdoren për rindërtimin e Ukrainës

14:08 - 09/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëvendës President i KE-së, viziton Tiranën të martën

Hearing of Josep BORRELL, High Representative/Vice President-designate, A Stronger Europe in the World - Opening speech

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se blloku duhet ta shqyrtojë mundësinë e sekuestrimit të aseteve të ngrira nga rezervat valutore të Rusisë dhe t’i përdorë ato për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve për rindërtimin e Ukrainës pasi të përfundojë lufta.

Borrell tha për Financial Times se një masë e tillë do të ishte e ngjashme me atë të Uashingtonit, kur ky i fundit përdori asetet e ngrira të Bankës Qendrore afgane, pas kthimit të talibanëve në pushtet, për të ndihmuar Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

Në mars, Rusia tha se sanksionet ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë, kanë ngrirë rreth 300 miliardë dollarë asete – gjysma e rezervave të përgjithshme të arit dhe valutës së saj – të mbajtura jashtë vendit nga Banka Qendrore e Rusisë.

“Komisioni Europian ka thënë se çmimi i rindërtimit mund të arrijë në qindra-miliarda dollarë dhe kryeqendrat e BE-së duhet ta shqyrtojnë mundësinë e sekuestrimit të rezervave të ngrira të valutës ruse për të ndihmuar në financimin e rindërtimit në Ukrainës pas luftës”, tha Borrell për Financial Times.

“Ne i kemi paratë në xhepat tona dhe dikush duhet të më shpjegoj pse një vendim i tillë mund të vlejë për paratë afgane dhe jo për paratë ruse”, shtoi ai.

Pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021, administrata amerikane e presidentit Joe Biden, ngriu pothuajse 7 miliardë dollarë asete të Bankës Qendrore, të cilat po mbaheshin në Bankën e Rezervave Federale në Nju Jork.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se planifikonte që të përdorte gjysmën e aseteve, që aktualisht janë të ngrira në Amerikë, për ndihmë humanitare dhe pjesën tjetër mund ta përdorë për të kompensuar familjarët e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Borrell tha se një masë e tillë mund të jetë një nga mënyrat përmes së cilave Rusia mund të detyrohet që të paguajë “kompensime të luftës” për pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës, të cilin e nisi më 24 shkurt.

“Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme politike që aktualisht është në tavolinë: kush do të paguajë për rindërtimin e Ukrainës?”, tha ai./ REL

Etiketa: Asetet e ngrira rusBashkimi EuropianBorrellLufta në Ukrainërindërtimi i Ukrainës

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Përplasi familjen me makinë/ Ajas Suljemani shofer problematik, u shoqërua në polici 3 javë më parë

U përplas nga Ajas Sulejmani në Tiranë, kush është Arjani? Drejtor në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com