GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Borxhi publik në rritje për 2022, çdo qytetar do paguajë 117,343 lekë më shumë taksa

10:01 - 24/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Borxhi publik në rritje për 2022, çdo qytetar do paguajë 117,343 lekë më shumë taksa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu sikur parashikohet dhe në planbuxhetin e këtij viti, borxhi publik do të shkoj në rritje përgjatë 2022. Madje  në fund të 2021 Ministria e Financave shfuqizoi pikat e vendosura më parë  për masat kundër rritjes së borxhit dhe fillimin  e procesit për reduktimin e tij. E gjithë kjo barrë dhe këto manovra që bënë qeveria do të bjeri në kurriz të qytetarëve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data Albania” për këtë vit taksapaguesit qytetarë do paguajnë 117,343 Lekë më shumë  se 2021 për borxhin publik.

“Për vitin 2022, Borxhi Publik për frymë është parashikuar të arrijë vlerën 496,040 Lekë apo rreth 4,099 Euro. Krahasuar me pesë vite më parë, një qytetar Shqiptar do të paguajë rreth 117,343 lekë më shumë, pra një rritje të Borxhit për frymë prej 31%”, thuhet në raport.  

Më tutje tregohet se, krahasuar me vendet e Rajonit, për vitin 2020, Shqipëria renditet në vend të tretë pas Malit të Zi dhe Serbisë, ku Borxhi Publik për frymë është vlerësuar respektivisht rreth 7232 euro dhe rreth 3942 euro në secilin prej vendeve. Ndërsa shtetet me koston për frymë të Borxhit Publik më të ulët janë Kosova me rreth 925 euro, Bosnjë dhe Hercegovina me rreth 1953 Euro dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2676 euro.

840 mln euro shtesë mbi taksapaguesit

Duke marrë parasysh  detyrimet e prapambetura që nga 2021 dhe këto vlera që parashikohen në borxhin publik për këtë vit, ka gjasa që shqiptarët do të duhet të paguajnë 27.2% të të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të vendit për të paguar kostot e përgjithshme të qeverisjes, ndërsa një pjesë jo e vogël e kësaj kostoje shtesë lidhet me keqmenaxhimin e vendit dhe punësimet e dyshuara elektorale të ndërmarrjeve publike dhe njësive të pushtetit vendor.

Kujtojmë se sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, buxheti i shtetit pritet të ketë shpenzime totale prej 638 miliardë lekësh dhe të ardhura prej 537 miliardë lekësh. Deficiti buxhetor parashikohet 101 miliardë lekë ose 840 milionë euro. Shqiptarët parashikohet të paguajnë 53 miliardë lekë më shumë taksa e tatime në arkën e shtetit.

Fondi i shpenzimeve operative do të rritet me 38 miliardë lekë ndërsa investimet kapitale do të ulen me 13 miliardë lekë. Fondi i investimeve publike parashikohet të jetë 120 miliardë lekë, një shifër e pazakontë kjo për shkak të rindërtimit nga tërmeti. Por nga ky fond investimesh publike, vetëm 18 miliardë do të financohen nga të ardhurat nga taksat ndërsa e gjithë pjesa tjetër prej afro 101 miliardë lekësh ose 840 milionë eurosh do të financohen me borxh publik.

E.H/Gijotina.com/

Etiketa: borxhikryesore2pagesaqeveriataksat

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e makinës, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

“Vetëgjyqësi” në Tiranë/ 2 të rinjtë marrin peng 20-vjeçarin, pasi dyshojnë se iu vodhi banesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com