GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka qenë i papërmbajtshëm në konferencë për mediet, ku ashtu si lojtarët e tij, akuzoi për trukim të ndeshjes ndaj Argjentinës (ekipi i tij u përmbys 3-2). Ai akuzoi hapur FIFA-n se kishte trukuar ndeshjen, duke bërë të qartë që mendonte se ajo kërkonte me çdo kusht të shpallte përsëri Argjentinën kampione.

“Do të them çfarë kam në mendje pavarësisht nga pasoja. Kjo ishte qartë një ndeshje e manipuluar dhe e gjithë bota e pa këtë. Dhe dua të them edhe një gjë tjetër, nëse ata duan kaq shumë që Argjentina të fitojë, pse t’i thërrasin të gjithë të vijnë dhe të marrin pjesë? Gjithçka ka të bëjë me paratë. Ata duan që Messi të qëndrojë në turne. Në futboll, shumë gjëra ndodhin jashtë fushës. Ajo që ndodhi ishte e padrejtë”, tha mes të tjerash Hossam Hassan.

Pas golit të barazimit të Messit, lojtarët dhe stafi i Egjiptit protestuan ashpër ndaj vendimeve të arbitrit, duke pretenduar se në aksion kishte pasur faull. Pakënaqësitë u shtuan edhe për faktin se më herët një gol i Egjiptit ishte anuluar për faull në ndërtimin e aksionit.

Tensionet kulmuan në minutat e fundit, kur arbitri Letexier ndëshkoi me karton të verdhë një anëtar të stafit egjiptian. Menjëherë pas kësaj, Hossam Hassan bëri një shenjë në formë “X” me duar në drejtim të gjyqtarit, një gjest që në futboll është përdorur në raste të ndryshme dhe që shpesh lidhet me sinjalizimin e pretendimeve për abuzim racist, edhe pse nuk është konfirmuar se ky ishte mesazhi që synonte të përcillte trajneri egjiptian.

Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në vitin 2010, kur Jose Mourinho, atëherë trajner i Interit, përdori një gjest të ngjashëm ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Veprimi u interpretua si simbol i prangave dhe portugezi u pezullua me tre ndeshje.

gijotina.com/

Etiketa: boterori

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com