GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Botërori për femra, Grima: Norvegjia e Kosova, rivale të forta. I përballojmë me sukses

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Botërori për femra, Grima: Norvegjia e Kosova, rivale të forta. I përballojmë me sukses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve ndaj Norvegjisë dhe Kosovës, sfida të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Skuadra, nën drejtimin e teknikut Armir Grima ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore ditën e sotme, në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Dy ditë më parë, trajneri kuqezi shpalli listën me 22 futbollistet e grumbulluara për këto dy ndeshje, teksa ditën e sotme dha edhe një prononcim për fshf.org, në prag të këtyre sfidave.

Grima u shpreh fillimisht se gjendja e ekipit nuk është ajo maksimalja, por shpreson që skuadra t’i përballojë me sukses ndeshjet. “Jemi grumbulluar që dje në stërvitje. Mendoj që nuk është gjendja maksimale e mirë e vajzave, por besoj që këto dy ndeshje do t’i përballojmë me sukses”.

Më tej, ai foli edhe për listën e futbollisteve të grumbulluara për këto sfida, teksa theksoi se grupi nuk është i plotë. “Besojmë te këto vajza që kemi grumbulluar. Do ishte mirë që t’i kishim të gjitha të gatshme, por mospajisja me pasaportë e dy vajzave besoj që na penalizon. Shpresoj që deri në ditën e ndeshjes këto vajza të pajisen dhe grupi të ishte më i plotë, në të kundërt do të vazhdojmë me këto vajza, tek të cilat besojmë”.

Armir Grima foli edhe për dy kundërshtaret e Shqipërisë në këto dy ndeshje, ku vlerësoi maksimalisht Norvegjinë, duke theksuar se skuadra kuqezi do të japë maksimumin. Sa i përket ndeshjes me Kosovën, Grima tha se ekipi do të shkojë vetëm për fitore. “Norvegjia, së bashku me disa skuadra të tjera është maja e futbollit europian për femra. Është një kundërshtar shumë i fortë, gjithsesi ne japim vlerësimin sa i takon dhe do mundohemi të kemi një paraqitje dinjitoze, ashtu siç kemi pasur edhe në ndeshje të tjera me kundërshtarë të fortë. Do përballemi me dy ndeshje të forta, pasi nuk mund të veçoj Kosovën dhe shpresojmë të shkojmë me sukses. Kosova dhe Armenia janë ekipe që janë poshtë nivelit tonë dhe shpresoj mos të kemi penalizime me kartona ose dëmtime dhe ne shkojmë veç për fitore në Kosovë”.

Në fund, trajneri i vajzave kuqezi foli edhe për rritjen që ka pasur Shqipëria, teksa uron të vazhdohet me këtë ritëm dhe të mos penalizohet nga disa faktorë. “Jemi rritur me pikë në renditjet e UEFA-s dhe FIFA-s, por problemi është që nuk jemi në momentet më të mira. Kemi probleme me dëmtimet, me pashaportat, me disa vajza që e kanë lënë futbollin dhe të gjitha ndikojnë te ne. Megjithatë, mendoj se jemi mirë dhe uroj të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
“Basha mu lut të anuloja zgjedhjet”, Gjata i kthehet Metës: Po e ekzagjeron

“Basha mu lut të anuloja zgjedhjet”, Gjata i kthehet Metës: Po e ekzagjeron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka "ndezur" rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme,...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com