GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Botuesi i Kadaresë: Ambulanca që e mori pa kushte, u bllokuam prej trafikut në Tiranë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Botuesi i Kadaresë: Ambulanca që e mori pa kushte, u bllokuam prej trafikut në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trafiku i tmerrshëm i Tiranës dhe kushtet e autoambulancave nuk kursyen as kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadare. Botuesi i shkrimtarit Bujar Hudhri foli për problematiken teksa përshkroi momentet e fundit të Ismail Kadaresë.

“… Ishte një moment shumë dramatik. Më lajmëruan se duhet të veja menjëherë se diçka kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor… Në atë korridor ku e shikoja gjithmonë këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë. E morëm në ashensor e vendosëm sikur të ishte në karrige, se imagjino ishte në gjendje gati të ngrirë. Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit dhe me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, që edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e Qendrës Spitalore dhe pak sa hapej dera mund të shikojë mobilizimin e mjekëve rreth krevatit të tij ç’ka tregonte se diçka jo e mirë po ndodhte derisa heshti gjithçka”, tha Hudhri për gazetarët jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtares të Operas dhe Baletit, ku këtë të mërkurë u mbajtën homazhe në ndër të Ismail Kadaresë.

  • Zoti Hudhri ju thatë një ambulancë pa ndihmë

Bujar Hudhri: Mu duk mua, se unë kam parë që ambulancat duhet të kenë impiantet e tyre. Mu duk sikur s’kishte, ndoshta gaboj. Nuk është se kjo do të sillte ndonjë ndryshim të madh. Unë them ai rreziku sot në Shqipëri, ti ke një urgjencë, ty s’të hapin rrugën. Unë e ndjeva, ishte një shofer i cili gjithë kohën shante dhe thoshte “kjo është e përditshme” dhe s’mund të zgjidhej. Kjo është alarmante, s’është fjala për Kadarenë, është fjala për çdokënd që ka një hall të tillë.

Homazhet

Paraditen e kësaj të mërkurë, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, u zhvilluan homazhe në nder të kolosit të letërsisë shqiptare Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut.

Personalitete të shquara nga Shqipëria e Kosova kryen homazhet e tyre në nder të shkrimtarit të mirënjohur dhe shprehën vlerësimet për Kadarenë në prononcimet e dhëna për mediat.

“Ismaili është një shkollë letrare. Është shkrimtar i pavdekshëm”, tha Fatos Kongoli.

Homazhet u mbyllën me një fjalim të mbajtur nga kryeministri Edi Rama, i vetmi i ceremonisë shtetërore, i cili tha sa Kadare do të prehet në varrezat e Tufinës, por vetëm përkohësisht.

“Ne i kemi vetëm një detyrim, t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria  e pakërkuar, as nga fqinjësia asnjëherë e padëshiruar, as nga jo e jo nga tubimet e nderimet që i kishte llahtari. Është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme në Tufinë të bëhet vetëm me praninë e familjarëve. Ky do ishte edhe vullneti i Ismailit, prandaj në emër të saj u kërkoj respektimin e këtij vullneti”, u shpreh Rama.

Ndërsa botuesi Bujar Hudhri, në prononcimin për mediat, tha gjithashtu se ekziston mundësia që Kadare të ketë lënë pas një dorëshkrim të fundit.

Etiketa: Bujar HudhriISMAIL KADAREKryesore1TiraneTrafik

Lajme të lidhura

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:28 - 22/06/26
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

10:28 - 22/06/26
Fox News: Shqiptarët mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion
Aktualitet

Fox News: Shqiptarët mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

10:12 - 22/06/26
Para
Gjirokastra vajton për Kadarenë! Shtëpia ku lindi mbushet me vizitorë

Gjirokastra vajton për Kadarenë! Shtëpia ku lindi mbushet me vizitorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:28 - 22/06/26

Ish-ministri i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango, ka mbërritur këtë të hënë në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin ndaj...

Lexo më shumë
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

10:28 - 22/06/26
Fox News: Shqiptarët mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

Fox News: Shqiptarët mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

10:12 - 22/06/26
Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:58 - 22/06/26
Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

09:14 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis