GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vendosini fre abuzimit”/ Braçe ‘sulmon’ ministrin Salla: Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize?

13:16 - 09/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vendosini fre abuzimit”/ Braçe ‘sulmon’ ministrin Salla: Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me tone të ashpra sot në Kuvend ministrit të Bujqësisë, duke evidentuar disa nga problematikat më kryesore që po përballen fermerët.

Braçe deklaroi se kishte një fushatë deizinformimi në javën e dytë të muajit janar për qumështin e fermerëve që ishte me aflatoksinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se kishte marrë mesazhe nga grupe bujqish, që ankoheshin se kompanitë e qumështit po refuzonin qumështin e tyre.

“Një grup nga Bubullima shprehu shqetësimin se kompanitë po shkatërronin qumështin e tyre me pretendimin se ishte me aflatoksinë. Një tjetër mesazh nga Bubullima e Lushnjës kërkonte ndihmë për qumështin, pasi kompanitë nuk e pranonin. Një tjetër blegtor tha se qumështi pluhur merret më lirë nga kompanitë, ndaj ata nuk preferonin qumështin e fshatarëve. Po ashtu, disa blegtorë raportuan se kompanitë u bënë agresive dhe nuk merrnin pikë qumështi”, tha Braçe.

Në interperlancën e sotme, Braçe ka lexuar në Kuvend dhe disa mesazhe të dërguara nga qytetarët e Lushnjes në lidhje me “përplasjet” me kompaninë “Lufra”.

Braçe tha se heqja e naftës falas për ta është bërë një moment shumë të pafavorshëm pasi çmimi i naftës është shumë i lartë.

“Pse nuk favorizoni prodhimin por favorizoni kokë lope, dele dhe dhi… po jepi mo lekë për litër dhe vendos një standard të atij qumështi që prodhohet, jepi lekë për kg prodhimi, çfarëdo prodhimi të jetë.

Ajo skemë ka këtë pjesë të mirë, por pjesën tjetër ama që keni hequr naftën që ishte falas në një moment krize… unë e kam thënë që po duhet të ndryshojë skema e naftës, por jo në një moment krize, kur çmimet janë sipër dhe nuk e dimë sesi do të shkojë, sepse rrisin drejtpërdrejtë koston”, u shpreh ai.

Një tjetër problem për të cilin e ka bërë thirrje ministrit që të marrë masa dhe të verifikojë në terren, është rritja e çmimit të plehrave kimike.

Braçe thotë se justifikimi i shitësve se po shesin me çmimin e bursës është i pavërtetë, pasi sipas tij, nga të dhënat që ka marrë në Dogana, vetëm tre tonë pleh kimikë është importuar pas nisjes së luftës, pjesa tjetër ka qenë e blerë para sulmit në lindjen e Mesme.

“E në krahun tjetër kemi plehrat kimike ministër, është abuzim shumë i madh, nga data 28 shkurt deri në 31 mars që unë kam marrë të dhënat e Doganave, kanë hyrë vetëm tre mijë tonë plehra kimikë, gjithë pjesa tjetër ka ardhur para luftës, po si mos u dyfishuan çmimet sapo plasën raketat atje.

Po mirë mo merret dikush me këtë dhe ta verifikojë? Thotë ai në Kavajë, ‘po shes me çmimin e bursës’… të kujt burse mo po shet ai? Kur mallin e ka sjellë në 2025 dhe muajt e parë të 2026?  Vejini fre abuzimit, ndryshe fermerët nuk do marrin frymë”, tha Braçe.

 

Etiketa: BraceFermerë

Lajme të lidhura

Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?
Aktualitet

Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?

14:50 - 09/04/26
Rama sillet si i habitur dhe revoltohet: E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit
Aktualitet

Rama sillet si i habitur dhe revoltohet: E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit

14:35 - 09/04/26
Këlliçi: Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike
Aktualitet

Këlliçi: Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike

14:24 - 09/04/26
Para
Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?
Aktualitet

Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?

14:50 - 09/04/26

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkoi në Kuvend sqarime nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, për një vendim...

Lexo më shumë
Rama sillet si i habitur dhe revoltohet: E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit

Rama sillet si i habitur dhe revoltohet: E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit

14:35 - 09/04/26
Këlliçi: Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike

Këlliçi: Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike

14:24 - 09/04/26
Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln €

14:05 - 09/04/26
Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale

13:45 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com