GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Braçe i vë në dukje skandalet PS, Rama i heq fjalën

11:34 - 09/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Braçe i vë në dukje skandalet PS, Rama i heq fjalën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshe nga ministrat dhe deputetët e tjerë të Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka shfrytëzuar Kongresin për ta kritikuar qeverinë dhe për të ngritur problemet e shumta që ka bujqësia në Shqipëri. Braçe vuri theksin në fjalën e tij tek plaga e madhe e prodhimit vendas të goditur edhe nga importi. Sipas tij, ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi.

“Pandemia, lufta në lindje të Evropës do duhej të na kishte bërë të vetëdijshëm për nevojën jetike të fshatit, bujqësisë, blegtorisë, prodhimi vendas, fshatarëve ta themi troc se është përdorur me konotacion negativ ndërkohë që s’është turp të jesh nga fshati. S’ka ndodhur duhet ta pranojmë e nga unë i pari të pranojmë një nga arsyet e rëndësishme se ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi. Është themelore kjo veçanërisht ndarja e tregtarëve të mëdhenj të lëndëve të para që cmimet e tyre po i vuajnë të gjithë që janë këtu sot” – tha Brace.

Braçe gjithashtu u shpreh se sot në Shqipëri vetëm katë veta sjellin vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, siç dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjithë çmimet e tyre. Një shqetësim tjetër i ngritur prej tij ishte edhe mungesa e konkurrencës dhe se sipas tij, një pjesë e madhe e importuesve kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi.

“Katër veta sjellin sot vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, sic dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjitihë cmimet e tyre. Nuk është e vërtetë ajo që ne themi zakonisht që në atë treg ka konkurrencë. Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi. Të dhënat qe kam une nga Doganat e Tatimet tregojnë që kanë shitur 50% më shtrenjtë nga sa kanë sjellë në doganë plehrat kimike që një pjesë janë dhe të paçertifikuara. Pra bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur” – u shpreh Braçe.

Por duke qenëse kritikat ndaj qeverisë për favorizimin e oligarkëve nuk i pëlqejnë Edi Ramës, Braçe pati edhe një devbat me deputetin e Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi. Duke kritikuar qeverinë se po i favorizon dhe i mbron oligarkët, Pëllumbi tentoi që t’ia ndërpres fjalën Braçes, por që ky i fundit ia vuri në dukje duke i thënë se kjo gjë nuk kishte nodhur që në 1990-ën.

“Është një kërkesë e gjithë bujqve këtu, që patjetër të kemi një kosto të tyre që mos të abuzojnë një kategori njerëzish që edhe si politikanë i lavdërojmë dhe i mbrojmë shumë, i favorizojmë shumë, por që natyrishgt që janë në kurriz…. tani ti do që unë mos të flas? Po s’ka ndodhur që nga 1990, Ben nuk ka ndodhur kjo gjë” – tha Braçe.

Etiketa: Edi RamaErion BracefjalaPSskandalet

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Bukë dhe kos për më të mirin, fotoja e futbollistit në Afrikë bëhet virale

Bukë dhe kos për më të mirin, fotoja e futbollistit në Afrikë bëhet virale

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com