GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Policia bën aksion, pastaj heq dorë – monopatinat “fitore” në rrugët e kryeqytetit

18:40 - 23/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Policia bën aksion, pastaj heq dorë – monopatinat “fitore” në rrugët e kryeqytetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ndalimi i përkohshëm i monopatinave elektrike, këto mjete vijojnë të qarkullojnë lirshëm në rrugët e Tiranës. Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me tone kritike e ironike ndaj mënyrës si po zbatohet vendimi, duke përmendur edhe Ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda.

“Një pikë e zezë! Nisin, por nuk përfundojnë. Nuk ka seriozitet në zbatimin e vendimeve. Nuk mund të ndalohet diçka për disa ditë dhe më pas të lihet rrugëve si më parë,” shkruan Braçe.

Më 12 tetor, me urdhër të Ministrisë së Brendshme, monopatinat u ndaluan përkohësisht në të gjithë vendin, derisa të miratohet një rregullore e re për përdorimin e tyre. Vendimi u njoftua përmes një videomesazhi të përbashkët nga ministrja Koçiu dhe kryepolici Proda, në një ditë të diel, gjë që bëri që shumë përdorues të mos ishin të informuar për masën e re.

Në ditën e parë të zbatimit, policia ndërmori një aksion të gjerë në kryeqytet, ku u sekuestruan mbi 120 monopatina dhe motorë elektrikë, që u konstatuan duke lëvizur në rrugë në kundërshtim me vendimin.

Megjithatë, pas disa ditësh, situata është rikthyer si më parë, me shumë drejtues që lëvizin lirshëm në akse rrugore dhe trotuare, shpesh duke rrezikuar këmbësorët.

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Farkë, Liqeni, Zogu i Zi…\ “Shoferi” që u bë oligark kullash, lidhjet dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi…\ “Shoferi” që u bë oligark kullash, lidhjet dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com