GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Brezovica, shembulli i bashkëjetesës shqiptaro-serbe

08:38 - 23/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Brezovica, shembulli i bashkëjetesës shqiptaro-serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë ende të ngrira. Por qendra e skijimit në Brezovicë është shembull i bashkëjetesës shqiptaro-serbe.

Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. Pistat ndodhen në rajonin e Ferizajt. në komunën e Shtërpcës, ku serbët janë shumicë. Privatizimi i kësaj qendre skijimi ende nuk ka ndodhur pasi ka pasur ngatërresa politike, sepse pronësinë e saj e ka kërkuar edhe Serbia. Gjithësesi këto shtigje janë një atraksion turistik për shumë shqiptarë që janë admirues të skijimit.

Noli Turjaka, me profesion arkitekt, është një skiator i njohur në stilin freerider dhe vinte në Brezovicë që kur ishte femijë. Problemet ndëretnike për të nuk janë problem, por mungesa e infrastrukturës, zhurma e motoreve të dëborës dhe një organizim më i mirë.

Noli Turjaka, me profesion arkitekt, është një skiator i njohur Noli Turjaka, me profesion arkitekt, është një skiator i njohur

“Ndonjëherë ka tensione për shkak të situatës, të historisë dhe të gjitha ngjarjeve të tjera viteve të fundit, por nuk ka pasur incidente të mëdha. Ekziston një harmoni dhe sporti na bashkon dhe mundohemi të mos e prishim këtë.”- thotë Noli Turjaka.

Ndryshe prej turistëve të fundjavës Noli qëndron këtu disa muaj gjatë dimrit dhe është më i lumtur kur ka dëborë.

Në Brezovicë vijnë çdo fundjavë rreth 10 mijë turistëNë Brezovicë vijnë çdo fundjavë rreth 10 mijë turistë

Në Brezovicë arrijnë çdo fundjavë rreth 10 mijë turistë që vijnë për të skijuar dhe për ta kaluar kohën jashtë zonave urbane të Kosovës.

Në pritje të privatizimit

Brezovica ka qenë qendër skijimi edhe gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Por këtu ende nuk është bërë privatizimi pasi edhe Kosova, por edhe Serbia kërkojnë pronësinë.

BrezovicëBrezovicë

Në komunën e Shtërpcës jetojnë 13.600 banorë, 9.100 serbë dhe 4.500 shqiptarë dhe disa familje rome. Qyteti nuk është shquar kurrë për indicente. Por, më 6 janar ndodhi një incident ku u plagosën dy të rinj serbë.

Kryetari i komunës, Dallibor Jevtiq, thotë se është me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe karakteri shumëetnik i kësaj komune.

 

Kryetari i komunës Shtërpcë, Dallibor JevtiqKryetari i komunës Shtërpcë, Dallibor Jevtiq

“Duhet të them se ne kemi marrëdhënie të mira dhe incidenti që ndodhi më 6 janar ka brengosur njësoj ose më mirë të them gati njësoj si serbët edhe shqiptarët pasi me dekada në të shkuarën nuk kemi pasur as më të voglin incident ndëretnik.” –  thotë Dalibor Jevtiq, kryetar i komunës Shtërpcë. Jevtiq thotë se komuna e tij mund të zhvillohet edhe më shumë, por nevojiten investime. Ai dëshiron që qendra e skijimit t’i takojë vetëm komunës pasi beson se kjo do ta zhvillonte turizmin.

Brezovica është qendra më e njohur e skive në KosovëBrezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë

“E kemi një ide dhe plan që nuk është politik, por një plan ekonomik dhe nëse dikush vërtetë dëshiron të ndihmojë që jeta e qytetarëve të përmirësohet dhe të eleminohen incidentet e mundshme etnike ja ku është rasti, ja mundësia të tregohet se kjo është vërtetë e sinqertë.” – thotë Dalibor Jevtiq.

Karakter shumëetnik

Shumica e atyre që punojnë në Brezovicë u përkasin etnive të ndryshme. Andaj është normale që serbët punojnë për shqiptarët dhe e kundërta. Serbët këtu flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe kështu nuk kanë pengesa të kuptohen me klientët e tyre.

Ivani punon në këtë punëtori prej më shumë se 20 vitesh. Përveç që jep ski me qira ai edhe i riparon ato. Gjuha shqipe i shërben për komunikim.

 Ivan StojiҫetoviqIvan Stojiҫetoviq

“Nëse nuk do ta dija gjuhën do të isha shumë më i ngadalësuar në punën që bëj dhe natyrisht që më ndihmon shumë. Këtu kemi respekt të madh, kjo është një qendër dhe nuk ka politikë, vetëm kulturë dhe kaq.” – thotë Ivan Stojiҫetoviq.

Turistët duken të kënaqur këtu. Në fundjave mund të vijnë dhe të harrojnë problemet dhe rutinat ditore të jetës në Kosovë. Ata thonë se kurrë nuk kanë pasur probleme.

Denis Berisha, turist nga PrizreniDenis Berisha, turist nga Prizreni

“Unë jam mësuar me multikulturalitetin dhe kurrë nuk kam pasur dhe nuk besoj se do të kem probleme. Nuk kam vërejtur të ketë probleme se dikush është shqiptar, serb apo i një etnie tjetër.” – thotë Denis Berisha, turist nga Prizreni.

Zana Kuqi, turiste nga PrishtinaZana Kuqi, turiste nga Prishtina

“Unë di pak serbisht, dhe nuk e di se pse instiktivisht me vjen t’u përgjigjem në serbisht pasi di të flas. Por, të gjithë ata kuptojnë edhe shqip dhe nuk është problem.” – thotë Zana Kuqi, turiste nga Prishtina.

Liberalizimi i vizave

Noli shpreson që qendra e tij e preferuar e skijimit mund të zhvillohet dhe se do të mund të vijnë shumë më shumë turistë. Kosova ende mbetet e izoluar si një nga vendet e vetme të Evropës qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë pa viza. As serbët dhe as shqiptarët. Kjo është gjëja më brengosëse për Nolin.

“Duke e ditur që kemi problem izolimin e famshëm, do të ishte mirë që këtë vit të fitojmë liberalizimin e vizave që të rinjtë të mund të udhëtojnë dhe të shkojnë edhe në qendrat e tjera të skijimit, të shohim kushtet se si janë jashtë e jo vetëm në rajon ku mund të shkojmë pa viza.” – thotë Noli Turjaka. Shumica e njerëzve si Noli mezi presin të ngjiten në krye të pistave dhe të lëshohen me ski. Por zhvillimin më të madh nuk e tërheq dot vetëm teleferiku./DW

Etiketa: brezoviceSerbShqiptar

Lajme të lidhura

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike
Aktualitet

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike

16:59 - 25/12/25
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës

15:15 - 25/12/25
Kurti uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë
Kosovë & Rajon

Kurti uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë

12:08 - 25/12/25
Para
Stuhia e borës godet SHBA-në, mbyllen shkollat

Stuhia e borës godet SHBA-në, mbyllen shkollat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com