GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Brukseli pret që Mali i Zi të vazhdojë me përshtatjen e qëndrimeve me BE-në

17:34 - 12/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Brukseli pret që Mali i Zi të vazhdojë me përshtatjen e qëndrimeve me BE-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Mal të Zi të dielën, derisa misioni vëzhgues zgjedhorë i kësaj institucioni të mos ketë një raport për to. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha po ashtu se blloku evropian nuk do të hyjë në debate apo kalkulime se kush do të duhej të formonte Qeverinë e re në Podgoricë, pasi sipas tij, kjo është çështje e brendshme e Malit të Zi.

“Mali i Zi është një partner shumë i rëndësishëm dhe kandidat [për anëtarësim në BE]. Siç e ka thënë edhe përfaqësuesi i lartë [i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri], Josep Borrell, pas takimit me presidentin [e Malit të Zi, Jakov] Millatoviq, Mali i Zi është shteti më i avancuar kandidat dhe për këtë ne kemi ndjekur me vëmendje zgjedhjet”, tha Stano.

Zgjedhjet në Mal të Zi i ka fituar Lëvizja Evropa Tani, me 26 për qind të votave, pasuar nga partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve me 23.8 për qind të votave. Aleanca konservatore për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus ka fituar 14.7 për qind të votave. Ndërkaq, koalicion tjetër pro-BE-së që përfshin Partinë Demokratike dhe Lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave.

I pyetur se çfarë pasojash do të mund të kishte për Malin e Zi, nëse në ekzekutivin e ri do të ketë parti pro-ruse dhe vendi ndryshon kursin e politikës së jashtme, Stano tha se nuk dëshiron të spekulojë, por pret që Mali i Zi të vazhdojë me përshtatjen e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

“Të fokusohemi në fakte e jo spekulime se çfarë mund të ndodhë. Ne llogarisim në mbajtjen e kursit dhe kjo nënkupton edhe vazhdimin e përshtatjes së plotë me politikën e jashtme të BE-së. Mali i Zi ka një histori të gjatë të përshtatjes prej 100 për qind me politikën e jashtme të BE-së. Presim që kjo të vazhdojë. E dimë se kjo ka edhe çmim sepse kështu vendi bëhet cak i sulmeve hibride dhe tentimeve për ndërhyrje nga jashtë”, tha Stano.

Ai shtoi se Brukseli pret që Podgorica të vazhdojë të përmbushë kriteret që dalin nga procesi i zgjerimit të BE-së, veçmas në fushën e sundimit të ligjit.

Kreu i Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, gjatë një fjalimi të dielën mbrëma, tha se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviq. Ai tha se pret që ekzekutivi i ri i Malit të Zi të formohet sa më shpejt, duke shtuar se “ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”./REL

Etiketa: Stano

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
“Kur*a të ndyra”, nis procedimi penal për pronarin në Himarë

“Kur*a të ndyra”, nis procedimi penal për pronarin në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com