GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bruno Telushi tregon arsyet që e bindën për të zgjedhur Egnatian dhe jo Vllazninë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bruno Telushi tregon arsyet që e bindën për të zgjedhur Egnatian dhe jo Vllazninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bruno Telushi surprizoi të gjithë me zgjedhjen e tij duke kaluar tek skuadra e Egnatias. Së fundmi ish-futbollisti i Partizanit ka shpjeguar arsyet e këtij transferimi teksa theksoi se ekipi rrogozhinas nuk do të jetë për shëtitje në Superiore.

“Dua të theksoj se Egnatia ishte zgjedhja e duhur për mua. Ishte projekti dinjitoz që më bindi të mos kem shumë dilema. Kam mbetur i habitur, që nga stadiumi i ri i Egnatias dhe grupi aktual i lojtarëve. Jam përballur me këta futbollistë në skuadrat ku kam luajtur me klubet e tjera, por gjithashtu edhe ambienti ishte një tjetër faktor që unë të pranoja ofertën. Presidenti më bëri ofertën e duhur, ndërsa dëgjova edhe planin që kanë për elitën.

Presidenti Agim Demrozi dhe drejtuesit e tjerë të klubit më kanë kontaktuar para pak ditësh. Gjetëm kohën të diskutojmë dhe më bënë me dije Egnatian e Superiores, që kishte nisur të ndërtohej. Kur dikush të vlerëson, normalisht që duhet t’ia përkthesh më së miri besimin që të jepet në tërësi. Më kanë kontaktuar shumë menaxherë këtë periudhë, por iu thashë se kam planet e mia dhe do të shoh për më të mirën. Ishte fat që tashmë gjendem në një klub që ka ambicie dhe shpresoj te fillimi i mbarë, për të, mua dhe të gjithë me radhë.

Egnatia duhet ta marrë hakun e saj në çdo fushë që do të luajë. T’i vlerësojë kundërshtarët, si brenda edhe në transferta, duke bërë llogaritë e veta. Gara do të jetë e gjatë, por mjafton që përkushtimi e përqendrimi të jenë maksimal nga ana jonë. Askush nuk duhet të na shohë si debutues në Superligë, pasi nga sa pashë është investuar shumë në të gjitha aspektet. Ky investim nga klubi është bërë vetëm e vetëm që të jemi sa më lart në renditje, pavarësisht shumë emrave me traditë që ka Superiorja. Me pak fjalë, Egnatia do të guxojë për më shumë kurdoherë, pasi nuk i mungon asgjë.

Premtoj që do të bëj më të mirën për skuadrën dhe e them me plot bindje se nuk do të zhgënjej askënd. Më pëlqen të shënoj, por fillimisht të mbuloj mirë rolin që më besohet në fushë. Tifozët rrogozhinas më përshëndetën që në ditën e parë. I vlerësoj pa masë që u treguan dashamirës kundrejt meje. U ndjeva mirë dhe shpresoj që me lojën që do të zhvillojmë, t’i gëzojmë në çdo moment tifozët e Egnatias”.

Lajme të lidhura

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A
Sport

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26
Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane
Sport

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26
Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë
Sport

Turneu në nderim të Arben Sinanit, marrin pjesë veteranët e Kombëtares shqiptare, Prizrenit, Flamurtarit dhe Apolonisë

13:36 - 27/10/26
Para
Yuri Kim takon Etilda Gjonajn: Me kontributin e saj reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate

Yuri Kim takon Etilda Gjonajn: Me kontributin e saj reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate

TË FUNDIT

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku
Aktualitet

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku

09:44 - 28/10/26

Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së Rexhep Ismailit, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, janë arrestuar...

Lexo më shumë
Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

09:24 - 28/10/26
Dhuna brutale, ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

Dhuna brutale, ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

09:10 - 28/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

08:52 - 28/10/26
Arben Malaj: Rama po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve, e ka përcaktuar vetë fundin e tij

Malaj sulmon Ramën: Protestat nuk e pengojnë integrimin në BE, por arroganca jote nxit pakënaqësi

08:34 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com