GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BSH: Yield-i i regjistruar në këtë ankand është më i ulëti që nga qershori i vitit 2019

08:29 - 03/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
BSH: Yield-i i regjistruar në këtë ankand është më i ulëti që nga qershori i vitit 2019
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Yield-et e bonove 12 mujore të thesarit në tregun primar kanë prekur nivelin më të ulët të dy viteve të fundit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në ankandin e kësaj jave, bonot e këtij maturiteti u shitën me një yield mesatar të ponderuar prej 1.52%, nga 1.64% që kishin qenë në ankandin e mëparshëm. Yield-i i regjistruar në këtë ankand është më i ulëti që nga qershori i vitit 2019.

Rënia e yield-eve mund të shpjegohet kryesisht me gjendjen mjaft likuide të sektorit financiar në vend dhe interesin e lartë të investitorëve për të blerë instrumentet e borxhit të qeverisë. Në ankandin e kësaj jave prorata (pjesa) e ofertave konkurruese të pranuara arriti një nivel shumë të ulët prej 7.99%, në rënie për të katërtin ankand radhazi.

Likuiditeti i lartë në tregun financiar është nxitur sidomos nga politika monetare më stimuluese se kurrë që ka ndjekur Banka e Shqipërisë. Që prej marsit të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë e ka ulur normën bazë të interesit në nivelin më të ulët historik prej 0.5%, si edhe ka ndryshuar formën e zhvillimit të ankandeve të REPO-ve, duke ofruar akses në likuiditet me çmim fiks dhe sasi të pakufizuar për bankat tregtare.

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se kjo formë e injektimit të likuiditetit do të vazhdojë të aplikohet të paktën deri në fund të tremujorit të tretë, duke bërë që edhe orientimet për të ardhmen të nxitin ruajtjen e normave shumë të ulëta të interesit. Në fund të muajit prill, agregati monetar M2, që përfaqëson ofertën monetare në lekë arriti pothuajse 874 miliardë lekë, në rritje vjetore me 11%. Në analizën e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë vlerësonte se normat e ulëta të interesit duhet të vazhdojnë, për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë reale në rrugën e daljes nga kriza e pandemisë.

Rënia e mëtejshme e yield-eve duket se është favorizuar edhe nga zhvillimet në krahun e ofertës së titujve. Për tremujorin e dytë të vitit, qeveria ka planifikuar një huamarrje totale, përfshi rifinancimet, prej rreth 89 miliardë lekësh, nga pothuajse 97 miliardë lekë në tremujorin e parë. Kjo nënkupton një kërkesë në rënie për financim dhe më pak trysni për rritje të yield-eve.

Yield-et e ulëta të borxhit qeveritar përcaktojnë jo vetëm çmimin e huamarrjes së qeverisë në bregun e brendshëm financiar, por janë njëkohësisht edhe një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e transmetimit të politikës monetare. Ato janë treguesi kryesor referues (benchmark) që përdoret edhe në përcaktimin e interesave të huave afatgjatë në lekë edhe për sektorin privat. Kjo është një premisë që edhe normat e interesit të kredisë për sektorin privat të qëndrojnë të ulëta, edhe duke pasur parasysh që kostot e rrezikut duken të kontrolluara dhe raporti i kredive me probleme është i qëndrueshëm.

Etiketa: ankandBanka e ShqiperisebonoYield

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
“Mendoja a do të mundem”, Jonida Vokshi rrëfen mes lotësh momentin e vështirë nga ardhja në jetë e Emit

“Mendoja a do të mundem”, Jonida Vokshi rrëfen mes lotësh momentin e vështirë nga ardhja në jetë e Emit

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com