GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bucci: Të ulet gjuha e dhunës, opozita forcohet duke u bashkuar

09:48 - 23/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bucci: Të ulet gjuha e dhunës, opozita forcohet duke u bashkuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka apeluar që palët politike të ulin tonet dhe të mos përdorin gjuhë dhune dhe urrejtje. Në një deklaratë për mediat nga Shkodra, ku zhvilloi disa takime, Bucci tha se politika duhet të shikojë mundësinë e gjetjes së zgjidhjes për njerëzit.

“Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që i drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se i bëjmë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve, e nevojat e qytetarëve janë sherbimet publike, shkolla të reja, hapësira të reja, kjo është ajo çfarë kanë nevoje njerezit nga politika e të gjithë kahëve politike, mazhoranca apo opozita.

Gjëja e dytë që kam evidentuar me grupin e miqësisë parlamentare mes Shqipërisë dhe Italisë, ka qënë një tjetër këndveshtrim në atë mbrëmje, ku të gjithë së bashku po diskutonin larg zhurmës dhe debateve brutale, por me një shpirt të butë për të mirën e njerëzve për nevojat e kombit, dhe është ajo fryma që I duhet vendit.

Pak kohë më parë Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt BE, dhe hyrja e Shqipërisë në familjen e madhe europiane nuk është objektiv i vetëm një krahu politik, është objektiv politik I të gjithëve, dhe mua më pëlqen që të gjithë të punojnë në këtë drejtim, pa diskutim që mund të ketë mendime apo ide të ndryshme por në demokraci mazhoranca është ajo që qeveris dhe janë zgjedhësit ata që vendosin kush qeveris. Në këto 4 vite mua do të më pëlqente që politikanët të zgjidhnin formën e civilizimit dhe dialogut që nuk është gjithmonë përballje mes akuzave, dhunës verbale, e të shpresojmë që të mos ketë dhunë të asnjë forme tjetër.”, u shpreh ai.

Zgjedhjet

Në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit dhe situatën brenda opozitës, ambasadori italian tha se opozita duhet të jetë e fortë dhe e bashkuar.

“Zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje të rëndësishme pasi zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Do të doja që më 14 Maj politikanët të mundohen që ti ofrojnë zgjidhje qytetarëve. Do të dëshiroja që me 14 Maj, politikanët të ofrojnë alternativë për banorët. Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllëkun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozitë, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë, është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që në parlament të bëjë një opozitë serioze mbi gjëra konkrete dhe jo vetëm kaos, kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës.”, shtoi Bucci.

 

 

Etiketa: DhunëKryesore1Opozita

Lajme të lidhura

U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit
Aktualitet

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru
Aktualitet

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26
Para
Dalin detaje marramendëse të cyber-kamionçinës

Dalin detaje marramendëse të cyber-kamionçinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit
Aktualitet

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26

Policia ka marra masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00...

Lexo më shumë
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

11:02 - 20/02/26
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com