GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bujqësia, fondet nga skemat kombëtare në vendnumëro vitin që vjen

14:00 - 06/09/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e taksave bujqësore, bizneset: Do ndikojnë në çmimet e prodhimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin që vjen parashikohet të trajtohen me subvencione nga fondet e brendshme rreth 800 mijë fermerë në të gjithë vendin me një vlerë totale financimi prej 2,5 miliardë lekësh.

Kjo shumë është 22% për qind më e ulët se viti 2022. Ministria e Financave i ka dhënë formën finale programeve buxhetore që kërkojnë financim deri në vitin 2025, të cilat janë pjesë e buxhetit afatmesëm.

Vitin që vjen nuk janë parashikuar financime nga programet IPARD pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian që u jepen vendeve në proces anëtarësimi.

Më herë këtë vit BE njoftoi zyrtarisht bllokimin e fondeve të IPARD pas një hetimi që kishte ndërmarrë OLAF ( zyra kundër mashtrimit financiar) në Komisionin Europian.

Ministria e Bujqësisë pohoi se, kishte bllokime të pjesshme të programit të financimit IPARD dhe se disbursimet po vazhdojnë. Por Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

Këtë vit ka një rritje të jashtëzakonshme të numrit të aplikimeve për skemën kombëtare. Të dhënat zyrtare nga AZHBR tregojnë se gjatë këtij viti rreth 12,517 aplikime u kualifikuan vetëm për skemat e mbështetjes në blegtori dhe Bletari, ndërkohë që fondet ishin programuar për jo më shumë se 8 mijë fitues.

ARZBR aplikoi pagesat me këste për blegtorët, të cilat morën nga 6 mijë lekë për krerë lopë nga 10 mijë lekë që morën një vit më parë, duke premtuar pagesat të mëvonshme të vlerës së mbetur.

Ekspertët e bujqësisë pohojnë se skema kombëtare nuk nxit fermat e vogla që janë zemra e blegtorisë në Shqipëri. Për fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, mbështetja shkon në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, mbështetja është në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Aktualisht ka një interes në rritje për investime në sera dhe blegtori nga çmimet në rritje të prodhimeve me shumicë, por mbështetja buxhetore që rrjedh nga skema e subvencionit mbetet e ulët dhe fondet si një nxitës i madh janë bllokuar./Monitor

 

 

Etiketa: bujqesifonde

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
Raporti/Përmbarimi shtetëror, 27% e çështjeve në tejkalim të afateve

Raporti/Përmbarimi shtetëror, 27% e çështjeve në tejkalim të afateve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com