GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bujqësia në stanjacion, rritje zero për të gjashtin tremujor radhazi

13:03 - 05/10/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bujqësia në stanjacion, rritje zero për të gjashtin tremujor radhazi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, ka hyrë në një periudhë stanjacioni.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit, bujqësia shënoi rënie me 0,04%. Ky ishte tremujori i gjashtë radhazi që sektori qëndron në vendnumëro.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2023, ndryshimi i PBB-së në bujqësi ishte 0%, ndërsa në të gjithë vitin 2022, PBB në këtë sektor ndryshoi me vetëm 0.06%.

Ndonëse çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur dhe kërkesa nga jashtë për prodhime shqiptare është e lartë, prodhimi nuk u është përgjigjur zhvillimeve të kohës.

Të dhënat nga tregu sugjerojnë se dobësitë më të mëdha po shfaqen në sektorin e blegtorisë, kur rënia e prodhimit dhe krerëve ka qenë e fortë.

Në vitin 2022, numri i bagëtive në vend shënoi rënie me mbi 13%. Blegtoria është dega e dytë më e rëndësishme e bujqësisë dhe rënia e saj e ndikon gjithë sektorin bujqësor.

Zhvillimet kanë qenë pozitive në sektorin e serrave, ku çmimet e larta të eksportit kanë nxitur zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella.

Nga ana tjetër, zhvillimet klimatike me një pranverë me shira dhe mot të ftohtë dhe korriku shumë i nxehtë kanë dëmtuar frutat dhe prodhimin bujqësor në fusha këtë vit.

Fermerët në zonat me bujqësi intensive kanë rritur njohuritë dhe kanë forcuar lidhjet me tregjet, duke ndikuar në rritjen e prodhimit dhe cilësisë, mirëpo emigrimi i popullsisë nga zonat rurale është kthyer në pengesë madhore.

Sektori bujqësor po përballet me emigrimin të lartë të forcës punëtore jashtë vendit dhe drejt sektorëve të tjerë të ekonomisë, ku pagat janë më të mëdha.

Bujqësia është punë e vështirë dhe paguhet pak, ndaj tendenca për zhvendosje nga ky sektor është shumë më i lartë se në sektorët tjetër.

Ekspertët rekomandojnë se politikat bujqësore në Shqipëri duhet të ri-shikohen për një vlerësim më të qartë në lidhje me përshtatshmërinë e kushteve klimaterike, përbërjes së tokës bujqësor, agroteknikes së kërkuar nga njëra anë dhe trendit botëror të tregtisë, pra e lidhur me kërkesën për produkte në një periudhe afatmesme-afatgjatë.

Studimet e IFC dhe Bankës Botërore dhe vlerësimit te eksporteve Shqiptare, aktivitetet bujqësore me thyeshmëri më të lartë janë prodhimet perimore në serra, kryesisht domate, kastraveci, speci dhe luleshtrydhja, perimet e fushës që përfshijnë grupin e lakrës, lulelakrës, karotës dhe bostanit, i ndjekur nga agrumishtet që përfaqësohen nga mandarina.

Sektori i bimëve mjekësore vazhdon të jetë parësor në eksportet bujqësore.

Ndërkohë një trend pozitiv shikohet edhe prodhimtaria e rrushit për përpunim, nisur nga fakti i operimit të rreth 110 kantinave të verës. /Monitor

Etiketa: bujqesizero

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Sekuestrohet edhe një kallashnikov në Manzë, arrestohet 54-vjeçari

Sekuestrohet edhe një kallashnikov në Manzë, arrestohet 54-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com