GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bundesliga, “super-kompjuteri” parashikon se kush fiton titullin

22:03 - 28/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bundesliga nis në 18 gusht sezonin e ri, ja kalendari javës së I-rë  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bajer Leverkusen ka filluar të hedhë “rrënjë” të forta në qëndrimin e analistëve gjermanë e më gjerë se ata mund t’i marrin “kurorën” Bajernit në Bundesligë pas 11 vitesh radhazi si kampionët. 34 pikë nga 36 të mundshme pas 12 javësh, nisje rekordesh në kampin e Leverkusenit dhe ligën gjermane. Megjithatë, diferenca e ngushtë prej 2 pikësh nga Kejn me shokë e bën disi të vështirë perceptimin se “aspirinat” i kanë të gjitha “kartat” për t’i rezistuar deri në fund “uraganit” nga Mynihu.

Për t’i shtuar më tepër këto dyshime se Leverkusen e ka thuajse të pamundur fitimin e titullit ka menduar edhe “Opta Sports”, e cila është një kompani angleze rreth futbollit. Ajo realizon parashikime në bazë analitike. Në Ishull, por jo vetëm, të dhënat e këtij institucioni kanë rezultate të sakta dhe ka fituar popullaritet, aq sa besohet në masë.

REZULTATET-Edhe pse Ksabi Alonso në krye të Leverkusenit po prodhon rezultate dhe lojë mbresëlënëse, superkompjuteri s’ka asnjë dyshim, Bajern Mynihu fiton kampionatin për të 12-ën etapë radhazi. Mundësia që rekordmenët e Gjermanisë të “hipotekojnë” sërish Bundesligën është 80.4. Nga ana tjetër lideri aktual ka vetëm 17.6% që trofeu të shkojë në “BayArena”. Probabiliteti më i lartë është pozita si nënkampion për Xhakën me shokë, konkretisht 61.2%. Sipas kësaj “teorie”, Lajpcigu do ta mbyllë i 3-ti, teksa Dortmundi do sigurojë biletën e fundit për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke e zhvendosur Shtutgartin në vendin e 5-të.

TESTET-Muaj dhjetor i jep fund fazës së parë në ligën gjermane dhe është e vështirë të prezantosh ide të qarta se cili ekip do ta mbyllë si kampion dimri. Nëse u referohemi rivalëve të Leverkusenit dhe Bajernit, rezulton se “aspirinat” do matin forcat me kundërshtar më “të rëndë” se të besuarit e Tomas Tuhel. Specifikisht kryesuesit “përplasen” me Dortmundin në datën 3 dhjetor, për të vijuar me Shtutgartin në shtëpi. Frankfurti do jetë mysafir në 17 dhjetor, për t’i vënë kapak fazës së parë tri ditë më vonë ndaj Bohumit. Gjigantët nga Mynihu hasin në letër “pengesa” më të thjeshta si Union Berlini, Frankfurti, Shtutgarti dhe Volfsburgu. /Panorama Sport/

Etiketa: bayerbayernBundesligakompjuteri

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
Elvana tregon si e ka përshtatur “Si Na” me çiftin e momentit

SPAK po i heton pasurinë, ja ku shfaqet Elvana Gjata në Ditën e Pavarësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com