GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burgosen 5 serbë për krime lufte/ Gjykata e Prishtinës vendos 30 ditë paraburgim për të akuzuarit

15:43 - 04/08/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis marrja e ADN-së për të burgosurit që do përfitojnë nga amnistia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë serbë të akuzuar për krime lufte gjatë vitit 1999 janë lënë në një muaj paraburgim nga Gjykata e Prishtinës. Ata akuzohen për vrasje dhe plagosje gjatë viteve të luftës, ndërsa u arrestuan mëngjesin e së shtunës. Vendimi i Gjykatës solli dhe reagime të ashpra nga Ministria e Jashtme Serbe.

Gjykata themelore e Prishtinës vendosi një muaj paraburgim për 5 serbë të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.
Të dyshuarit u arrestuan mëngjesin e së shtunës gjatë një aksioni të autoriteteve të sigurisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit nën akuzën për vrasje, plagosje dhe keqtrajtim të civilëve shqiptarë në fshatrat Llovcë, Pogragjë dhe Uglar në prill të vitit 1999.

Vetëm disa orë më pas, togat e zeza urdhëruan të shtunën në mbrëmje 30 ditë heqje lirie në qelinë e paraburgimit për serbët me pretendimin se, nëse lihen të lirë “mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë”.
“Po ashtu, ata mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.

Fill pas vendimit erdhi dhe reagimi nga institucionet serbe. Ishte Ministria e Punëve të Jashtme, e cila i bëri thirrje ndërkombëtarëve me mision në Kosovë “t’i japin fund arrestimeve arbitrare, rezultati i vetëm i të cilave është shkatërrimi i karakterit multietnik” të Kosovës. Ndërkaq ata u shprehën se ky është “një shembull tjetër i sulmeve ndaj serbëve me qëllim të frikësimit dhe dëbimit”.

Pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Ndërkaq, më shumë se 13.000 civilë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Etiketa: denohenKosovekrime lufteSerbi

Lajme të lidhura

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Para
‘Çmendet’ pushuesja në Ksamil, bën plazh topless

Gjendet i pajetë 38-vjeçari në plazhin e Ksamilit, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Lexo më shumë
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com