GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burgosi Ervin Salianjin, krushka e Belinda Ballukut caktohet nënkryetare e Apelit

12:28 - 10/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Burgosi Ervin Salianjin, krushka e Belinda Ballukut caktohet nënkryetare e Apelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtarja Iliba Bezati është caktuar në postin e nënkryetares së Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm për një mandat 3-vjeçar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të trupës së gjyqtarëve të Apelit, teksa në “garë” për atë pozicion ishte dhe gjyqtari Fatri Islamaj. Apeli raporton se Iliba Bezati është zgjedhur me 18 vota pro të anëtarëve të Gjykatës së Apelit.

Iliba Bezati është kunata e Pamela Qirkos, kryetarja e shkallës së parë të vetingut (KPK-së), teksa kjo e fundit është motra e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ky “shpërblim” për Iliba Bezatin vjen pas vendimit të marrë më 26 shtator, pasi ishte një prej tre anëtarëve në trupën gjykuese të Apelit që dënoi me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Gjyqtarja Iliba Bezati u konfirmua në detyrë në të dy shkallët e vetingut, edhe pse u konstatua se kishte “fshehje pasurie”, “deklarim të rremë” dhe një rast “konflikt interesi” të bashkëshortit të saj.

Vetingu rrëzoi edhe një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), i cili kishte konstatuar papërshtatshmërinë e gjyqtares Iliba Bezati. Madje, Komisioni vlerësoi se Iliba Bezati nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj.

Në deklaratat e pasurisë, të dorëzuar pranë ILDKPKI prej vitit 2003, gjyqtarja Iliba Bezat deklaron se ka në pronësi të paktën pesë apartamente. Këto të dhëna i referohen deklarimeve deri në vitin 2017.

Ndërkohë, një tjetër pikë e diskutueshme në pasurinë e gjyqtares Bezati ishte edhe shit-blerja e automjeteve. Në vitin 2003, ajo deklaron se ka në pronësi një automjet, të blerë me vlerën 200 mijë lekë të reja. Në vitin 2005, gjithnjë sipas vetëdeklarimeve të gjyqtares, familja Bezati shpenzon në blerjen e dy automjeteve të tjera, njëri, tip “Golf” me vlerë 100 mijë lekë dhe tjetrin me vlerë 200 mijë lekë. Në vitin 2007, gjyqtarja deklaron se ka shitur automjetin tip “Golf” për shumën 500 mijë lekë. Pra, rezulton se automjeti është shitur 4 herë më shumë se sa është bler

Komisioneri Publik kishte kërkuar shkarkimin e saj, për probleme të theksuara me pasurinë. Por, me ndërhyrje të fuqishme politike, gjyqtarja Bezat u konfirmua në detyrë dhe u shndërrua në “kamikazë” të Fatmir Xhafajt në gjyqin kundër Salianjit. Për më tepër që, ajo i ka pasur një detyrim të hershëm Xhafajt. Në vitin 2004, kur Fatmir Xhafaj ishte Ministër i Drejtësisë, gjyqtarja Bezat u promovua nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë, në atë të Apelit po në atë qytet.

Etiketa: ApeliBallukuKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia
Aktualitet

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26
Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë
Aktualitet

Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

21:30 - 16/03/26
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26
Para
Blushi: SPAK meret me Harabelin por krokodilin e ka në bashki

Blushi: SPAK meret me Harabelin por krokodilin e ka në bashki

Discussion about this post

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com