GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burri i akuzuar për grabitje, gruaja fitonte tenderë, ja jeta luksoze e Gentian Sharrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Burri i akuzuar për grabitje, gruaja fitonte tenderë, ja jeta luksoze e Gentian Sharrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo është super vila luksoze e Gentian Sharrës i arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i artë”, që pasoi dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Në fakt është një prej pasurive të sekuestruara nga prokuroria në emër të tij.

Dëshmia e Nuredin Dumanit, vuri në lëvizje SPAK dhe gjithë drejtësinë dhe autoritetet ligjzbatuese shqiptare, teksa disa operacione janë ndërmarrë dhe me sekuestrime pasurish, më i fundit mbrëmjen e kaluar.

Gjykata e Elbasanit njoftoi se kishte sekuestruar 5 milionë euro pasuri të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij Mustafa Sharra, pas të dhënave se ato ishin vënë përmes aktivitetit të paligjshëm në kuadër të operacionit “Pasuritë ilegale”. Sharrës iu sekuestruan një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim si edhe një sipërfaqe e madhe toke.

Emri i Gentian Sharrës për herë të parë u bë publik pas grabitjes në Rinas, pasi në atë kohë ai mori me qira dhe servisin ku u bë modifikimi i furgonit i cili u përdor për grabitjen e Rinasit.

Pamjet e pasurive të paligjshme të sekuestruara nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit policor të koduar “Illegal assets”.

Servis “Genti”, ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit dhe dyshohet se aty u modifikua për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” i cili u bllokua asokohe nga policia si provë meteriale.

Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

Emri i tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas dëshmive të Nuredin Dumanit i cili u arrestua në muajin mars në një apartament në Fier, ku gjendej i plagosur pas plumbave që kishte marr pak orë më parë në një atentat që i ishte ngritur në Papër të Elbasanit. Bashkë me Dumanin atë mbrëmje u arrestuar edhe Henrik Hoxhaj dhe një vajzë nga Kosova.

Ndërkohë bashkëshortja e Gentian Sharrës, O.Sharra rezulton pronare e kompanisë që ka fituar një kontratë të majme me Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan.

Bëhet fjalë për një kontratë 11 217 107 lekëshe, për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Psikiatrik. Burimi i financimit është direkt nga buxheti i shtetit, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar më 27 mars të vitit 2020.

Çfarë iu sekuestrua ditën e sotme Gentian Sharrës dhe babait të tij
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij./NEWS24

 

 

 

Etiketa: BurgGentian Sharrapasuri

Lajme të lidhura

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona
Aktualitet

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë
Aktualitet

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26
Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim
Aktualitet

Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

14:08 - 06/10/26
Para
Operacioni për kokat e botës së krimit, 18 në pranga. SPAK zbulon lëvizjen e radhës

Altin Dumani zgjidhet zëvendësdrejtor i SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran
Sport

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26

Përballja me San Marinon nuk është vetëm një sfidë për tri pikët. Gjashtë lojtarë të Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes,...

Lexo më shumë
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26
Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

14:08 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com