GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burri u gjet pa shenja jete pranë gurores, vëllai: E kanë masakruar

15:20 - 20/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Burri u gjet pa shenja jete pranë gurores, vëllai: E kanë masakruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëllai i Gjin Bibës, 52-vjeçarit i cili prej dy ditësh ishte deklaruar si i zhdukur nga familja e tij deklaron se atë e kanë masakruar.

Viktor Biba ka deklaruar se dyshon që vëllai i tij është masakruar nga punonjësit e gurores dhe më pas ishte hedhur nga lartësia. Ai hodhi poshtë pretendimet se i vëllai ishte i alkoolizuar, duke thënë se nuk e tepronte me pijen. Më tej ai shtoi se do të hidhte në gjyq punonjësit e gurores tek të cilët dyshonte.

“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar.

Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar”-tha ndër të tjera, Viktor Biba.

Viktima banonte në Tiranë, ndërsa punonte në një gurore të Elbasanit, në fshatin Letan ku është gjetur i vdekur ditën e sotme, pas dy ditëve kërkimesh nga të afërmit e tij. Ai është gjetur i pajetë në afërsi të tunelit të Letanit në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën”- thuhet në njoftimin e policisë. /Report Tv/

Etiketa: burripa shenjat jeteu gjet

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Rrahu gruan, e pëson 28-vjeçari nga Saranda

EMRI/ Vidhte në banesa, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com