GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bursa e Energjisë, sllovakët e Sfera.AS ankohen në KPP: Kriteret e vendosura janë diskriminuese

07:42 - 08/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bursa e Energjisë, sllovakët e Sfera.AS ankohen në KPP: Kriteret e vendosura janë diskriminuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ofrojë “Platformën Elektronike të Tregtimit për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda të njëjtës Ditë, Infrastrukturën dhe Shërbimet e Kërkuara për Operimin e Tregut të Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë” u hap për herë të tretë vetëm pak ditë më parë.

Por duket se edhe këtë herë gjërat nuk do të jenë të thjeshta pasi pranë Komisionit të Prokurimit Publik ka mbërritur ankesa nga një operator ekonomik. Bëhet fjalë për kompaninë Sfera AS me zyra në Sllovaki e cila ka parashtruar disa problematika në kërkesën e saj.

Por cilat janë problemet që ka ngritur tashmë kompania sllovake në ankesën e saj? Janë disa duke nisur nga pika që lidhet me eksperiencën në Bursë Energjie në vendin e origjinës ose vende të tjera, tek të qenit anëtar i plotë i rajoneve të çmimeve të bashkuara dhe bashkimit shumë rajonal në mënyrë që të jetë i aftë të ofrojë konceptin e Bursës Europiane të Shkëmbimit të Energjisë Elektrike. Po kështu rezerva ka edhe për pikën që lidhet me faktin që operatori ekonomik duhet të ketë autorizim të ndërhyjë në sistemet/ nënsistemet pjesë e platformës DAM dhe IDM.

“Sfera a.s beson se këto kritere të përzgjedhjes të përfshira në pikat e theksuara më sipër (2.3.2, 2.3.4, 2.3.5, 2.3.7 kanë karakter diskriminues dhe efekt të mbylljes së tregut pasi përjashtojnë pa ndonjë justifikim të arsyeshëm, shumicën e ofertuesve të mundshëm të shërbimeve që kanë kapacitetin e nevojshëm teknik dhe menaxherial dhe mund të menaxhojnë me efikasitet funksionimin e përditshëm të segmenteve të tregut të organizuar njëditor dhe intraday në Shqipëri dhe Kosovë dhe bashkimin e tyre” argumenton kompania në ankesë.

Kjo e fundit nënvizon se pavarësisht se procedura është cilësuar si e “hapur” është e qartë se të gjithë termat e referencës kanë natyre diskriminuese dhe japin përshtypjen se janë të “përshtatura” vetëm për shkëmbimet e energjisë.

“Padyshim që për një shoqëri si e jona që merret me tregjet DAM/IDM mbi baza ditore është shumë zhgënjyese të mos marrësh pjesë në një tender ku ne përmbushim të gjithë kriteret teknike dhe kemi aftësinë teknike dhe menaxheriale për të zbatuar platformën DAM/IDM për Shqipërinë dhe Kosovën” thuhet në ankesën e kompanisë.

ALPEX më herët argumentoi gjatë hapjes për herë të tretë të procedurës se pse në dy herët e mëparshme kishte pasur probleme për përzgjedhjen e një kompanie fituese. Autoritetet pranonin se kishin rishikuar disa aspekte të kritereve ndërkohë që në rastin e dytë ishin pranë shpalljes së kompanisë fituese që për një gabim matematikor u s’kualifikua.

Aktualisht tenderi është në proces dhe fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 225 milionë lekë. / Monitor

Etiketa: bursadiskriminimkriteresllovake

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com