GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Jemi bëri shembull botëror sesi shkatërrohet drejtësia për t’u luftuar opozita

22:36 - 26/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati: Nëse Rama urdhëron, SPAK të numëron edhe tangat e grave dhe dashnoreve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati ka komentuar mbi zhvillimet e fundit të reformës në drejtësi dhe ndikimin e SPAK-ut, ku theksoi se, pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, kjo reformë ka hasur në probleme dhe nuk ka ecur në drejtimin e duhur.

Bushati shpjegoi se gjatë dekadës së fundit janë bërë debate të shumta për këtë reformë, ndërsa sinjalet nga Bashkimi Europian dhe Venecia janë injoruar. Ai e konsideron financimin ndërkombëtar të reformës si një mundësi për të shkatërruar opozitën në vend.

Analisti po ashtu theksoi faktin se Shqipëria është përfshirë në skandale të mëdha, që po dëmtojnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ai argumentoi se procesi i drejtësisë po shërben për të luftuar opozitën dhe për të rrafshuar sistemin gjyqësor.

“Ne kemi bërë debat gjithë dekadën e fundit që kjo reformë në drejtësi dhe sidomos ky SPAK-u ka disa probleme që nuk po shkojnë në drejtim të duhur.

Çfarë ndodhi? BE, mbështetëse e reformës, i thoshte Maqedonisë: “Jo”, thoshte Maqedonia, “ai eksperimenti shqiptar nuk bën”, ky ishte një sinjal.
Venecia kishte parashikuar që në fillim. Çfarë tha? Që reformën mund ta kapë ai që e drejton, dhe këtu doli.
Pra, sinjalet i kishim. Ajo që ka ndodhur dhe që unë dua ta theksoj është lajmi i sotëm: kjo reformë është financuar me para ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën në atë vend.

Fakti që ai komisioni atje në Amerikë na zgjedh ne, Shqipërinë, vendin e Orban-it, që ka luftuar administrata Biden, dhe anulimin e zgjedhjeve në Rumani.
Pra, mes tre skandaleve më të mëdha të vendeve të botës demokratike, anëtare të NATO-s, aq flagrante, aq e rëndë ka qenë në Shqipëri ajo që ka ndodhur, sa po bëhemi shembull botëror sesi shkarkohet drejtësia për të luftuar opozitën politike të vendit dhe për të rrafshuar drejtësinë.

Ky është lajmi i ditës sot, dhe Ramës, mesa duket, mirë që po i bien njerëzit tani atë nuhatjen, e di si e kanë? Ata e kthejnë fletën të parët, të marrin para për të shpëtuar lëkurën e tyre.
Dhe Rama këtë po kupton, një, se ndihet i rrezikuar nga ndryshimet, dhe dy, sepse i ra propaganda. Çfarë do të thotë tani me? Po bëjmë një drejtësi të pavarur me mbështetje amerikane, kur Amerika të thotë që ky ka qenë shkopi yt për të shkatërruar demokracinë?”, tha Bushati.

Etiketa: bushatidrejtesiOpozita

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Premier League/ Arsenali “lan duart” me titullin, triumfojnë City dhe United

Premier League/ Arsenali “lan duart” me titullin, triumfojnë City dhe United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26

Qyteti bregdetar, Vlora, do të ketë sërish mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, por këtë herë arsyeja janë punimet...

Lexo më shumë
Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26
Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com