GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Shqipëria serviret si laborator eksperimental në kongresin e SHBA, “non grata” ishte e lobuar

20:39 - 27/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati: SPAK po vepron me Veliajn si me Ahmetajn, por koka është Rama!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati thotë se shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj kryedemokratit Sali Berisha ishte e lobuar.

Duke folur në MCN, ai komentoi deklaratën e gazetarit investigativ Tyler O’Neil në kongresin amerikan i cili tha se ndryshimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri janë realizuar me mbështetje nga USAID dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, dhe këto ndryshime çuan në ndjekjen penale të Sali Berishës.

Bushati deklaroi se Shqipëria në kongresin amerikan po serviret si laborator eksperimental, ku paratë e USAID kanë shërbyer për shkallmimin e demokracisë. Ai shtroi pyetjen se kujt Amerike t’i besojmë, asaj që thotë se reforma në drejtësi është e mirë, apo asaj që thotë se është përdorur për të shkatërruar demokracinë dhe opozitën. Sipas Bushatit, Shqipëria duhet të pastrohet nga lobistët.

“Deklarata e gazetarit në kongres, por është dhe një ndërhyrje e dytë e bashkëkryetares së kongresit, një kongresmene e njohur republikane që thotë të njëjtën gjë, që reforma në drejtësi në Shqipëri u bë për të goditur opozitën. Mund të jesh kundër veprimeve që po ndërmerr administrata Trump dhe mund të shohësh me dyshim qasjen e Musk për të pastruar administratën.

Pyetja është pse në kongresin amerikan merret si shembull Shqipëria? Pra Shqipëria serviret si laborator eksperimental, ku paratë e USAID kanë shërbyer për shkallmimin e demokracisë, kjo është ajo që u pa dje. Ky lajm vë në pikëpyetje të madhe mënyrën si u zhvillua reforma në drejtësi dhe si është përdorur si kamxhik për të luftuar kundërshtarët politik në Shqipëri.

Kujt Amerike t’i besojmë, asaj që thoshte kjo është reformë e mirë, apo kësaj që thotë se kjo është reformë për të shkatërruar demokracinë dhe opozitën. Nuk e di nëse ka qenë Soros mbrapa kësaj, por që ditën që Berisha është shpallur “non grata” e kam thënë që kjo është një “non grata” e lobuar, ishte “non grata” pa sens. Kur e thonë në Amerikë, nuk do të thotë se ata kanë të drejtë, por këtu ka diçka. Shqipëria duhet të pastrohet nga lobistët.” – tha Bushati.

Bushati shtoi se reforma në drejtësi në Shqipëri ka qenë një katastrofë e ka kthyer drejtësinë mbrapa, duke e krahasuar me atë që e quajti “drejtësinë e plepave që bëri Berisha në 1992”.

Etiketa: bushatiKongresShqiperi

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit

Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com