GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Butrinti në duart e armikut të Shqipërisë”, Partia e Lirisë: Rama të ndalojë urgjentisht koncensionin

18:06 - 31/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Butrinti në duart e armikut të Shqipërisë”, Partia e Lirisë: Rama të ndalojë urgjentisht koncensionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i ish-presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar për dhënien me koncension të Butrintit. Përmes një postimi në Facebook, Blushi teksa ndan dhe videon e Richard Hodges ku shprehet se Shqipëria është një komb artificial i krijuar nga Fuqitë e Mëdha, shkruan se Rama ka bërë një akt të lartë tradhtie kombëtare.

Më tej, Tedi Blushi shprehet se urrejtja e madhe ndaj Shqipërisë e ka bërë Ramën të shkatërrojë trashëgiminë kulturore shqiptare dhë së fundmi dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit Hodges, tregojnë që kreu i qeverisë është Esad Pasha i ri.

Blushi, në emër të Partisë së Lirisë kërkon nga Rama të anulojë koncensionin korruptiv të Parkut Kombëtar Butrintit.

“Dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit, Richard Hodges akt i lartë tradhëtie kombëtare i Edi Ramës!”-shkruan Blushi.

“Dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit, Richard Hodges akt i lartë tradhëtie kombëtare i Edi Ramës!

Të anulohet urgjentisht koncensioni korruptiv dhe antikushtetues!

Partia e Lirisë dënon me forcë aktin e rradhës të tradhëtisë kombëtare të Edi Ramës për dorëzimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në duart e një albanofobi, si Richard Hodges.

Caktimi i Hodges, si anëtar i bordit drejtues në koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të tij, është një tjetër tregues i qartë i vënies në funksion nga Edi Rama, për llogari të armiqve të Shqipërisë, të axhendës së shkatërrimit, shpopullimit dhe goditjes pa mëshirë të identitetit tonë kombëtar.

Urrejtja e madhe ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, nxjerrja në ankand e kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, shkatërrimi në Tiranë, Durrës dhe në të gjitha qytetet e vendit të simboleve tona kombëtare dhe sëfundmi dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit Richard Hodges, provojnë qartë se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një Esad Pashë i ri.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, në veçanti komunitetit të shkencëtarëve, historianëve, arkeologëve, ekspertëve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe të gjithë intelektualëve të reagojnë fuqishëm në mbrojtje të këtij atentati të rradhës që Edi Rama po i bën kombit shqiptar.

Kërkojmë me forcë nga Qeveria të anulojë menjëherë koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Parkut Kombëtar të Butrintit!

I kujtojmë Qeverisë se sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit, përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive që përbëjnë trashëgimitë kulturore universale nuk mund të kalojë kurrsesi në një organizëm shoqëror siç janë OJF-të, por ajo duhet të ngelet përgjegjësi e shtetit që ka nënshkruar Konventën.

Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme me vlera të paçmuara kulturore dhe universale, e regjistruar në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, që Partia e Lirisë në aleancë me shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim.”-shkruan Tedi Blushi.

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet i moshuari në Spille

Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet i moshuari në Spille

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua...

Lexo më shumë
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com