GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Akti Normativ/ Rama hap thesin: Bonus për pensionistët, fonde për të sëmurët me kancer dhe rritje pagash

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Akti Normativ/ Rama hap thesin: Bonus për pensionistët, fonde për të sëmurët me kancer dhe rritje pagash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e ekonomisë përtej parashikimeve i ka dhënë mundësi qeverisë të miratojë një paketë të re masash mbështetëse për qytetarët, përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026.

Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë.

Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t’ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që “kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon”. Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t’i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata. “E bënin për fushatë”, thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.

Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë! Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar që fillon së shpejti, të dyfishimit të ndërmarrjeve. Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar.

Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Kujtoj se vjet, falë edhe një gafe që unë bëra, për të cilën kërkova ndjesë, u bë problem çështja e fëmijëve autikë. Unë u zotova në atë fushatë se do ta dyfishonim mbështetjen për ta dhe e bëmë. Ashtu sikundër u dhamë edhe kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar apo të fëmijëve me aftësi të veçanta një mbështetje që ata e kërkonin prej kohësh, pa llogaritur këtu pastaj edhe pjesët e tjera që shkuan në drejtim të zhvillimit rural dhe të zhvillimit urban”, tha Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë
Aktualitet

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur
Aktualitet

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Para
Seanca gjyqësore për 21 protestuesit/ I arrestuari me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Seanca gjyqësore për 21 protestuesit/ I arrestuari me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26

Një moment pikant nga marshimi i sotëm ka qenë lënia e një mesazhi si përnatë mbi bulevard për kryeministrin Edi...

Lexo më shumë
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

20:51 - 25/07/26
Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

20:36 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com