GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK: Fillojnë punë 32 hetuesit e BKH, duhen më shumë para

12:49 - 11/11/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK: Fillojnë punë 32 hetuesit e BKH, duhen më shumë para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektbuxheti i vitit 2022 është diskutuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku ka qenë i ftuar edhe kreu i SPAK, Arben Kraja. Gjatë fjalës së tij Kraja, ka paraqitur nevojat për fond që ka institucioni të cilin ai drejton. Kraja kërkoi nga ligjvënësit që të parashikohet sigurimi i një objekti për akomodimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet të fillojë punën me kapacitet të plotë në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Sipas kreut të SPAK, 28 hetuesit aktual po akomodohen në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por me mbërritjen e 32 hetuesve të rinj në muajin maj, do të duhet që për ta të vihet në dispozicion një ndërtesë e re.

“Ne jemi të kënaqur në parim, por kemi dy probleme që duhet ti shpreh këtu. Problemi i parë është nevoja e një ndërtese për Byronë Kombëtare të Hetimit. Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e ngritur në varësinë tonë që ka 60 hetues, shto drejtorin, plus dhe 20 administratë, është një numër goxha i madh.

Deri tani ne i kemi përfshirë në objektin që jemi përfshirë dhe ne në ish-ndërtesën e krimeve të rënda, e rikonstruktuar me kushte shumë të mira, por që nuk mjafton nga pikëpamja e kapaciteteve. Për momentin po përballohet sepse Byroja Kombëtare e Hetimit ka aktualisht 28 punonjës, procedura e dytë e përzgjedhjes do të përfundojë në dhjetor dhe do të bëjnë një lloj trajnimi 4-mujor dhe do të duhet që ata 32 të tjerët duhet të akomodohen. Aty është totalisht e pamundur. Me strukturat tona ekonomike bëmë një ide sa mund të kushtojë një objekt i ri në vija të përgjithshme, në KLP u hodh ideja që mund të gjejmë një ndërtesë të gatshme dhe që mund ta marrim. KLP i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Drejtësisë, i ka ngritur këtë shqetësim dhe i ka propozuar disa objekte aty afër që mund të vendosen në dispozicion”, u shpreh ai.

Sakaq, ai bëri me dije se duhet patjetër një fond që prokuroria të hap garën për shërbimet e policisë gjyqësore. Ai tha se deri tani janë parashikuar që të marrin pjesë 50 persona, por kur të përcaktohet numri real, mund të duhet një fond i konsiderueshëm për të përballuar këto shpenzimeve.

“Problemi i dytë ka të bëjë me shërbimet e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ligji parashikon që Byroja Kombëtare e Hetimit të ketë shërbimet e policisë gjyqësore. Që do të thotë duhet të ketë përfaqësues nga Policia e Shtetit të cilët rrinë në objektet ku ata janë, por paguhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo ka një problematikë në përcaktimin e numrit dhe të garës, ne kemi përcaktuar një numër prej 50 por na duhet fondi për të hapur garën.

Kjo bën që njëkohësisht të ketë fond në dispozicion dhe Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, por nuk e dimë kur do të përfundojë gara dhe në momentin që këta njerëz kur të mbarojnë afatin do të rikthehen përsëri në vendin ku ishin”, tha Kraja, ndërsa i kërkoi qeverisë që  fondi për policinë gjyqësore duhet të jetë i ndarë nga fondi për Policinë e Shtetit.

Etiketa: Arben KrajabuxhetfondKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Para
Sërish ndryshime në polici, kush janë shefat e rinj në komisariatet Bulqizë e Mat

Sërish ndryshime në polici, kush janë shefat e rinj në komisariatet Bulqizë e Mat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com