GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Buxheti tek Komisioni i Ekonomisë, Braçe i bashkohet opozitës: Duhet analizë për kontratat e PPP-ve

18:38 - 03/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti tek Komisioni i Ekonomisë, Braçe i bashkohet opozitës: Duhet analizë për kontratat e PPP-ve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave analizë për të gjitha kontrata koncesionare dhe cili është përftimi nga to.

“Koncesioni është instrument i vlefshëm kur kontratat zgjidhen me transparencë, me garë, kur merret çmimi më i mirë i mundshëm, dhe në rastet kur sektori është një sektor kur shtetit nuk bën dot asgjë. Por për sektor që kanë të bëjnë me sigurinë dhe fluksin e mallrave është e tepërt kontrata koncesionare. Shqetësimi im është monitorimi i kontratave, kush është efektiviteti i këtyre kontratave. E kam bërë 100 herë këtë pyetje dhe nuk kam marrë përgjigje” – tha Braçe.

Gjithashtu edhe opozita në komision akuzoi qeverinë se në buxhetin e vitit 2022 nuk ka të publikuar asgjë për risqet që mbartin kontrata koncesionare.

“Në asnjë fjalë të buxhetit dhe relacionit nuk flitet për risqet e kontratave të PPP, inceneratori i Tiranës thoshte 1 miliard lek në vit, në vitin pasardhës paguam në rritje 1.8 miliardë lekë. Janë paguar 30 milionë euro më shumë që si ke të llogaritura. Buxheti nuk reflekton situatën reale” – deklaroi Tabaku.

Ndërsa ministrja Ibrahimaj tha se pagesat e PPP-ve janë në nivelin 3%.

“Kontratat koncesionare, pagesat e PPP janë në nivelin 3% të të ardhurave totale të mbledhura nga 5%” – tha ministrja Ibrahimaj.

1,7 miliardë euro koncesione të reja do të kontraktojë vitin e ardhshëm Qeveria. Janë 7 kontrata të reja që janë listuar në projekt buxhetin 2022, ku koncesioni me vlerë më të madhe është ai i ndërtimit të një prej segmenteve rrugore, autostradës Milot-Fier me vlerë 1.4 miliardë euro.

Etiketa: analizebuxhetiErion BraceKomisioni EkonomisëkontratatOpozitaPPP

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para

Dinamo leksion Tiranës në derbi, fiton mes polemikash aktin e parë në kupë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com