GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Buzëqeshi dhe po…”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin

09:17 - 16/01/24
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
“Buzëqeshi dhe po…”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera detaje rreth dëshmisë së 50-vjeçarit shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili fitoi dje lirinë, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’. “Po bërtisja sepse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”. Me këto fjalë, 50-vjeçari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare, ka folur para togave të zeza, të cilat e liruan atë përkohësisht. Shqiptari tregoi makthin që nisi më 7 janar, kur u informua nga pronarja e së bijës se qiraja e banesës në qytetin ku ajo studionte nuk ishte paguar.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur babai i kërkoi sqarime, por nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti që të merrte dot përgjigje në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçari u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim.

Pa treguar identitetin, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment se personi abuzues ishte një i afërm i familjes së tij, ndërsa kërkoi që të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog. Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Tarellari u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. “Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk gjeti qetësi dhe dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon me vëllanë e saj dhe i ka kërkuar që të shkonte tek ata.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën.

Si e përshkruan vrasjen

50-vjeçari tha se për t’u mbrojtur, ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai është rrëzuar. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj ata u përleshën. 33-vjeçari – sipas asaj që ka dëshmuar autori, tentoi t’i hiqte karabinanë dhe gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe i riu u qëllua për vdekje.

Fill pas ngjarjes, Fatmiri u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas është dorëzuar.

Etiketa: Erjon PelivaniFatmir TarellariKryesore1

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Sulmi në Mitrovicën e veriut, reagon Policia: Nuk ka arsye etnike

Sulmi në Mitrovicën e veriut, reagon Policia: Nuk ka arsye etnike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com