GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bylykbashi: KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vendim historik”, Bylykbashi: Kuvendi i PD i dha fund autokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka reaguar pas vendimit të sotëm të KQZ-së dhe komisionerit Celibashi për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit dhe kandidatëve të pavarur.

Ai ka risjellë në kujtesë skemën e përdorur nga PS në vitin 2001 me kandidatët e pavarur, ku KQZ regjistroi si kandidatë “të pavarur” ministra, zëvendësministra e zyrtarë të lartë të PS.

Sipas tij, PS iu drejtua një ambasadori i cili u shpreh: “Nëse nuk e ndalon ligji, është e ligjshme”. Pas kësaj drite jeshile, PS i kërkoi KQZ-së me 7 anëtarë të dominuar 5 me 2 nga PS dhe ku nuk kishte asnjë përfaqësues të PD, të regjistronte 19 zyrtarë të lartë të PS si “të pavarur” falso.

Ai thekson se sot, 22 vite më pas, në një histori me fantazma juridike, presion pushteti, ambasada, padrejtësi mbi opozitën, ku falsiteti sërish pranohet nga KQZ në injorim të realitetit politik e juridik, në dëm të opozitës.

Postimi:

Në vitin 2001, si në këtë kohë të vitit, Partia Socialiste hodhi në veprim skemën e kandidatëve të pavarur falso për zgjedhjet e 24 qershorit 2001.

Çfarë do të thotë: në KQZ u regjistruan si kandidatë “të pavarur” ministra, zëvendësministra e zyrtarë të lartë të PS.

Qëllimi ishte që PS të anashkalonte me mashtrim sistemin zgjedhor dhe të përfitonte matematikisht më shumë mandate sesa i takonin me Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor.

PS iu drejtua një ambasadori i cili u shpreh: “Nëse nuk e ndalon ligji, është e ligjshme”. Pas kësaj drite jeshile, PS i kërkoi KQZ-së me 7 anëtarë të dominuar 5 me 2 nga PS dhe ku nuk kishte asnjë përfaqësues të PD, të regjistronte 19 zyrtarë të lartë të PS si “të pavarur” falso.

KQZ e drejtuar asokohe nga Celibashi, nën trysni, miratoi një akt që lejonte një parti të regjistronte “deri në 20 kandidatë të pavarur”. Një absurditet! Për më tepër ishte një akt pa asnjë bazë ligjore, por që kishte efekt shkatërrues mbi zgjedhjet.

Opozita kërcënoi asokohe me bojkot. Në Tiranë erdhi kreu i ODIHR, ambasador Gerard Stoudman, i cili, në prani të ambasadorit që kishte dhënë dritën jeshile, bëri deklaratën epike:

“Kandidatët e pavarur janë si gratë. Gratë ose janë realisht shtatzëna, ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur ose janë vërtet të tillë ose nuk janë!”

Mes të qeshurave në oborrin e OSBE ku bëhej konferenca, binte në sy kokulur e i nxirë në fytyrë ambasadori. Shprehja e famshme e Stoudman i “vrau” kandidatët e pavarur.

KQZ vrapoi të anulonte aktin e parë dhe të “hapte sytë” e të shihte realitetin politik. Nxori një akt të ri që edhe pse kandidatët në fletën e votimit do të shfaqeshin “të pavarur”, do t’ua llogariste partive përkatëse, nisur nga realiteti.

Sërish udhëzimi ishte pa asnjë bazë ligjore, por njohu realitetin dhe eliminoi atë krizë të bazuar në falsitet juridik që synonte t’i jepte pa të drejtë PS mandate shtesë në kurriz të opozitës.

Ja ku jemi sërish 22 vite më pas, në një histori me fantazma juridike, presion pushteti, ambasada, padrejtësi mbi opozitën, ku falsiteti sërish pranohet nga KQZ në injorim të realitetit politik e juridik, në dëm të opozitës.

Etiketa: bylykbashiKQZMakine

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Ka nisur takimi mes Vjosa Osmanit dhe Miroslav Lajçak

Ka nisur takimi mes Vjosa Osmanit dhe Miroslav Lajçak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com