GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Bypass i Vlorës’, rruga e mbetur rrugëve prej një dekade/ Banorët: Nga shpresë, u kthye në problem

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Bypass i Vlorës’, rruga e mbetur rrugëve prej një dekade/ Banorët: Nga shpresë, u kthye në problem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse është hapur disa herë, gati një dekadë nga momenti kur e ka marrë në dorëzim për ta ndërtuar kompania Gener 2, Bypass-i i Vlorës vijon të mbetet një çështje e hapur mes zvarritjeve, premtimeve të përsëritura dhe problemeve teknike që kanë penalizuar qytetarët.

Ky aks rrugor, që lidh autostradën Levan – Vlorë me rrugën bregdetare Vlorë – Sarandë, është mbyllur prej më shumë se një muaji, për të disatën herë, ndërsa shkak në këtë rast janë bërë rrëshqitjet e gurëve dhe dherave.

Mbyllja e rrugës është miratuar edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët kanë dhënë pëlqimin edhe për supervizorin, ndërsa nuk japin asnjë sqarim se çdo të ndodhë me rrugën.

Edhe pse qeveria e inauguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, zvarritja e punimeve solli degradimin e aksit prej 29 km, ndërsa përgjatë tij, mungojnë elementet e sigurisë, sinjalistika dhe mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve.

Sipas drejtorit të kantierit, Mariglen Beqiraj, punimet vazhdojnë në segmentin nga kilometri i 12-të deri në kilometrin e 17-të, ndërsa si datë rihapjeje jep fundin e prillit 2025.

“Bypass është bllokuar para vitit të ri. Është një rrëshqitje problematike, janë dy shtesa asflatike gjithashtu nga kilometri i 12 në të 17-n. Aktualisht po kryhen veprime në këtë pjesë. Do të rihapet në fund të prill, jemi në dorën përfundimtare. Kemi një plan të trafikut të miratuar nga ARSH. Këto do të jenë ndërhyrjet përfundimtare”, tha ai.

Për banorët e Kaninës, ky Bypass për të cilin kishin shpresuar se do t’u përmitrësone jetën tashmë u është kthyer në problem të përhershëm. Ata ankohen se mbyllja e rrugës i ka penalizuar rëndë, pasi nuk mund të shkojnë në pronat e tyre dhe janë të detyruar të ndjekin rrugë alternative më të gjata. Ata shprehen se cilësia e punimeve lë për të dëshiruar dhe se po vuajnë pasojat e një premtimi të pambajtur.

“Ky projekt ka marrë që në fillim miratimin e tërë komunitetit. Por tani jemi në fazën e emergjencës sepse mungojnë shumë aksese, nuk ka hyrje dalje, nuk ka përfunduar. Unë jam i gatshëm t’ju shëtis, nuk ka asnjë shteg që ne të kalojmë në tokat bujqësore, kullota, ullishte etj”

“Ne nuk vemi dot në prona, dhe kjo na pengon shumë. Unë që jam në fund të fshatit duhet të vij këtej për t’u futur në pronë. Vetëm na ka penguar”

“Planifikuan për të vajtur nga bregdeti, kthehesh prapë, harxhon karburantin. Policia duhet të njoftojë që filan rrugë është e bllokuar”

“Më duket e vështirë, pse nuk i mbarojë punët sa më shpejt. Ne s’kemi as tabela atje”, thanë disa prej banorëve për report tv.

Qytetarët mbeten skeptikë nëse kjo rrugë 29 km e gjatë, me pesë ura, dy nënkalime dhe 15 kryqëzime, dhe që deri më tani ka kapur vlerën e mbi 56 milionë eurove do të përfundojë më në fund, apo do të hyjë në listën e gjatë të projekteve të shtyra pafundësisht.

Etiketa: banorebyepassgener

Lajme të lidhura

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Para
E konfirmon Eduart Grishaj, Arbana do të drejtojë festivalin e “RTSH”!

“Pasaporta”/ Eduart Grishaj: Policët kërkonin para, si e xhirova filmin ilegalisht në Meksikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com