GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ca bëjnë punë shkel e shko!

16:40 - 28/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Fuga

Këto tre katër ditët e fundit në profilin këtu janë shtuar zëra personash anonimë, profilesh fallco, me seks burri ose gruaje po të nisesh nga emrat që i vendosin vetes dhe që më japin këshilla miqësore për të mos trajtuar probleme sociale të aktualitetit, idotësisht e quajnë : Mos u merr me politikë, shkencat shih!, që më japin udhëzime plotë qetësi dhe dashuri se me kë duhet të ha akullore, me kë duhet të pi ujë, sa qofte ose byreqe duhet të ha, cilat janë temat që duhet të trajtoj kur ulem në tavolinë dhe pi ndonjë gotë verë, si duhet t’i trajtoj, etj. budallallëqe si këto!

Puna është se janë profile fallco, për fat unë jam i pajisur me të gjitha mjetet dhe teknikat për t’i dalluar menjëherë! Nuk merrem me ta sepse faqja e profilit i heq vetë automatikisht! I hedh në plehra pra! Ku e meritojnë!

Por, nuk e kam aty hallin!

Dua të njoftoj përgjegjësit e këtyre personave me profile fallco, me emra kodrapasbregut, që ata ja kanë varur punës, bëjnë punë shkel e shko dhe sa për të kaluar radhën. Sa për të thënë : shefo për kokë të djalit lodhem gjithë ditën më bie bretku!

Nuk janë seriozë në punë a thua sikur paguhen vetëm me rrogë bazë! Profilet e tyre fallco janë vetëm me foto që ndjekin njëra tjetrën, ekspozohen thjesht surrate që nuk kanë lidhje me njeri tjetrin, mbushur me urime për datëlindje të paqëna, me fraza shtampë, etj.

Si njeri i filozofisë të komunikimit kjo cilësi pune më sjell shije të keqe! Duket si punë në kooperativat bujqësore të kohës së rendimenteve të larta në drithëra!

Unë jam gati t’i kualifikoj, t’i trajnoj, pa lekë, gratis, t’u jap leksione dhe punë praktike, sepse edhe kështu nuk shkon!

Po kështu, njoftoj shefat e këtyre dembelëve që të paaftë për këtë punë e bëjnë detyrën shkel e shko që po humbasin kohën kot, i paguajnë kot, harxhojnë lekët kot, sepse teknologjitë e sotme të komunikimit i zerojnë të gjitha këto.

Audiencat e këtij profili falë qytetarëve që e ndjekin janë dhjetra e qindramijë në javë! Nuk kam atë qëllim, nuk më intereson fare shtimi i audimatit, sepse si tip unë parapëlqej vetminë, por edhe nuk kam çfarë të bëj! Jeta bën të vetën!

Ka rregullat e veta!

Sa më e ndytë ndyrësira, aq më shumë ajo del në dritë, dhe e mira kolektive e qytetarëve përforcohet!

Ditë të bukur të gjithëve !

Etiketa: Artan FugaBejnekryesore2puneshkelshko

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Bilanci tragjik i aksidenteve, policia nxjerr dronët të edukojnë shoferët, ja rezultati

Bilanci tragjik i aksidenteve, policia nxjerr dronët të edukojnë shoferët, ja rezultati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com