GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ça’ flet mo ça’ flet?!” – Rama përplaset me gazetarin në emision

21:54 - 08/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ça’ flet mo ça’ flet?!” – Rama përplaset me gazetarin në emision
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ka debatuar me analistin Neritan Sejamini, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me investimet e huaja.

Sejamini i tha Ramës se gjatë qeverisjes së tij nuk ka investime të huaja domethënëse, por vetëm vazhdim të investimeve të qeverisë Berisha, ose kompani shqiptare që janë regjistruar në offshore.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Merri dhe lexoji investimet e huaja pse une do ua them?

Neritan Sejamini: Unë po flas për fakte ekonomike. Ose flasim me fakte ose me fushatë, kërcim dhe këngë.

Edi Rama: Si flitet kështu? Investimet janë në maksimume historike.

Neritan Sejamini: Janë kompani të huaja që kanë qenë, ose kompani shqiptare të regjistruara jashtë. Ka kompani të huaja këtu përveç SHELL?

Edi Rama: Si flisni kështu? Kjo është një gjuhë që nuk e di çfarë të them. Vetëm gjuhë faktesh nuk është. Sigurisht SHELL, nuk ka filluar të ekzistojë pasi ekzistoi partia jote. Flet në emër të asaj qeverie ti, sepse ke qenë këshilltar dhe flet në emër të Saliut.

Neritan Sejamini: Nëse ke gjë me fakte, nuk ka kuptim të thuash si flas unë.

Edi Rama: Ti je ofendues në mënyrën si flet. Je ofendues. Po mirë, po kontratat e reja të SHELL? Je i painformuar.

Neritan Sejamini: Cili është një investitor i huaj që ka ardhur në Shqipëri me qeverisjen tuaj?

Edi Rama: SHELL ka kërkuar të bëjë kontrata të reja.

Neritan Sejamini: Vazhdim i investimit…

Edi Rama: Kompanitë që nga Mercedesi deri te kompania koreane apo kompania japoneze, deri të Lufthansa që ka 400 të punësuar. Po të marr këto, por ka shumë të tjerë.

Neritan Sejamini: Sa është vlera?

Edi Rama: Më pyete për kompani dhe po ti them. Voltalia cfarë është? Kompani e madhe franceze.

Neritan Sejamini: Tenderim i Shqipërisë.

Edi Rama: Ça flet mo ça flet?

***
Edi Rama: Të thuash që Porti i Durrësit nuk është investim i huaj….

Neritan Sejamini: A do të financohet nga shitja, Porti i Durrësit?

Edi Rama: Nuk dua të flas, se nuk dua të prish gojën, këto që thua ti janë tmerre. Janë qesharake. Vjen investitori i huaj, do të bëjë invsetim 2 miliardë…

Neritan Sejamini: Faktet mund të jenë skandaloze, por janë të vërteta. Kjo e Portit të Durrësit verifikohet lehtësisht.

Edi Rama: Këto i kam dëgjuar nga partia jote në Parlament. Ose e bën me qëllim ose je out. Ti thuash audiencës tënde që ky invsetim nuk është i huaj, është turp.

Neritan Sejamini: Është kështu si them unë.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjoba 110 milionë euro!

Pas financimit mbështetën Veliajn, Rama mbron “Noizy” & CO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com