GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër drejtues të një call center-i në Tiranë, të dyshuar për skema mashtrimi janë vënë në pranga nga policia.

Në pranga janë vendosur Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari, ndërsa 49 punonjës janë vendosur nën hetim.

Ndërkohë janë sekuestruar 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”. Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie. Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient. Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Etiketa: Arrestimcall centerKryesore1

Lajme të lidhura

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona
Aktualitet

Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona

21:12 - 06/11/26
Para
“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com