GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Cara: Rama politikë neveritëse, Durrësi do jetë qyteti i ndryshimit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Cara: Rama politikë neveritëse, Durrësi do jetë qyteti i ndryshimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Open”, teksa ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani.

Cara komentoi ndër të tjera deklaratat e kryeminsitrit Rama të cilat i drejtoheshin atij, duke thënë se nuk ngurron t’i kthehet politikisht, por nuk kërkon të largohet nga problemet reale të Durrësit.

Sipas tij e vetmja gjë që po bën Rama në fushatë është batuta, ndërsa shtoi se “e neverit: këtë lloj të të bërit politikë nga kreu i qeverisë.

Ai shtoi se gjatë fushatës, pala tjetër po i shmanget detyrave duke bërë batuta, ndërsa po shkëput të rinjtë nga mësimi për të ndjekur takimet elektorale si edhe po angazhon administratën e cila sipas tij po lë detyrën në këtë periudhë.

“Nuk ngurroj fare t’i kthehem Ramës politikisht, por nuk dua të largohem nga problemet reale të Durrësit. Pse duhet ta kthej unë politike, çfarë kanë politike rrugët, parkimi, gjelbërimi, etj. Ku është politika? Prandaj jam në këtë garë, që qytetin t’ua kthejmë qytetarëve. Nëse do bëja gabimin e madh të gjurmoj Ramën te batutat e tij, nuk do isha duke bërë detyrën. Më thoni diçka politike që ka thënë Rama sot.

E vetmja gjë që bën është batuta. Nuk dua të merrem fare, e neveris këtë lloj të të bërit politikë nga Rama. Pas 10 viteve që është në pushtet dhe del të thuash një fjali dhe i shmangesh detyrave. Ata të rinjtë janë shkëputur nga mësimi për të ndjekur Ramën, ka ndodhur dy tre herë. E kuptoj Ramën që është në siklet, ka treguar në Durrës që ka qenë larg problemeve të tyre dhe tani mendon të kalojë situatën me batuta. E neveris sepse duhet të ballafaqohet me qytetarët e Durrësit. Nuk kalohet kaq thjeshtë. Qytetarët janë lodhur nga kjo politikë. Sot Durrësit dhe Shqipëria po lëngojnë, Nuk ka më krah pune. Si mundet një kryeministër të vijë sportiv me syze në Durrës sikur është qendra e botës. Në një qytet kur sa del nga qendra nuk ka trotuare e ujë.

Unë jam besimplotë se Durrësi do jetë qyteti i ndryshimit, ju siguroj për këtë. Rama takohet me kryetarin e vërtetë të Durrësit pas takimeve, me Dakon. E gjithë struktura e administratës është në fushatë duke lënë detyrën. Ne jemi për të luftuar elementët negativë për fushatën tonë”, u shpreh Cara.

Etiketa: CaraKryesore1politika neveriteseRama

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta
Aktualitet

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore
Aktualitet

Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

21:13 - 24/08/26
Para
Arjan Hoxha: Rakip Suli e ka përfunduar shkollën e mesme 32 vjeç

Arjan Hoxha: Rakip Suli e ka përfunduar shkollën e mesme 32 vjeç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com