GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Carlo Bollino: Onkologjiku një akuzë për të gjithë, por dhe detyrim për ndryshim!

18:52 - 27/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Carlo Bollino: Onkologjiku një akuzë për të gjithë, por dhe detyrim për ndryshim!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është një akt akuzë për mediat, për qeverinë, për opozitën dhe për të gjithë kategorinë e mjekëve, të infermierëve por edhe të atyre pacientëve që në pjesën më të madhe preferojnë të heshtin.
Turpi i asaj që ndodh brenda mureve të spitalit onkologjik dhe që u zbulua nga prokuroria e Tiranës, është një akt akuzë për të gjithë.

Është një akt akuzë për mediat, që përhumben pas rreshtimeve në betejat politike duke harruar problemet reale të njerëzve. Ose ndoshta sepse ne gazetarët e gjejmë përherë një rrugë të privilegjuar për të marrë shërbimet për të cilat kemi nevojë dhe harrojmë se njerëzit e thjeshtë këtë rrugë nuk e kanë. Sot lexova letre e hapur që me 3 gusht 2023 kishte publikuar mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, e prekur nga kanceri dhe e lënë pa kurimin e duhur në onkologjikun e tmerreve në QSUT. Ina Kasimati denonconte odisenë e saj në spitalin publik të Tiranës dhe betejën e saj të pamundur kundër cinizmit të një strukture indiferente ndaj problemeve të qytetarëve, deri në pikën që iu desh të ikte për t’u kuruar në Francë. Fatkeqësisht kur ishte tepër vonë për t’i shpëtuar jetën: U detyrua të bëjë një thirrje publike për të mbledhur parà për të paguar udhëtimin e kthimit, për të mundur të vdesë në shtëpinë e saj.

Ajo letër (që mund ta lexoni këtu) nuk pati një jehonë të madhe në media (veç pak përjashtimeve). Më vjen turp të konstatoj që ketë letër as në mediat e mia nuk e kemi publikuar. Shpresova se ndodhej në arkiv, por jo! Kur ne gazetarët shkojmë vetëm pas komunikatave të politikanëve dhe nuk dëgjojmë njerëzit, ndodh që edhe pa e ditur, të gjithë bëhemi bashkëfajtorë.
Hetimi i prokurorisë është një akt akuzë për qeverinë, e cila nuk mund të vazhdojë të përdorë mbështetjen që i dha reformës në drejtësi duke kontribuuar në lindjen e SPAK me reforma ne Drejtesi, si një alibi për të zvogëluar përgjegjësitë. Fakti që është prokuroria ajo që nxorri në dritë këtë turp, nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë meritë e ekzekutivit, faji i të cilit, përkundrazi, është se nuk e denoncoi i pari. Letra e Ina Kasimatit (dhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit) është prova se të gjithë drejtuesit institucionalë ishin të informuar mbi atë që ndodhte në onkologjik, e megjithatë nuk bënë asgjë veç shpikjes së justifikimeve për të fshehur mungesën e shërbimeve. Dhe logjika sygjeron që të gjithë, duke filluar nga ministrat e Shëndetësisë që pasuan në vite, të jenë të informuar për atë që ndodhte dhe ndodh edhe sot në reparte të tjerë të shëndetit publik.

Nuk mjafton të bëhen muret e reja të spitaleve nëse mungojnë ilaçet për të shpëtuar jetën (përfshi kimioterapeutikët), ose aparatet për kirurgjinë e lartë nuk ekzistojnë apo nuk vihen në punë dhe të autorizohen mjekët e paguar nga Shteti të punojnë edhe për shëndetësinë private, të cilës Shteti tashmë i lejon të veprojë në një sistem monopoli.

Hetimi i prokurorisë është dhe një akt akuze për opozitën, që e mësuar të denoncojë skandale të shpikura ndaj kundërshtarëve të vet politikë me qëllimin e vetëm që ti trembë apo t’u marrë vendin, edhe ajo harron të hetojë skandalet e vërteta siç janë ato që prekin shëndetin e njerëzve, sepse edhe opozita, ashtu si dhe qeveria është viktimë konfliktesh interesi të paimagjinuara. Nëse ndonjëherë bën denoncime, askush nuk e beson sepse ajo pikë e vërtetë përfundon në një det gënjeshtrash. Kjo opozitë ka fajin se përpiqet të deligjitimojë edhe SPAK-un që deri tani është i vetmi antitrup që reziston në luftën kundër pjesës së sëmurë të institucioneve.

 

Lajme të lidhura

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!
Aktualitet

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26
Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit
Aktualitet

Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

21:05 - 29/03/26
Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare
Aktualitet

Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare

20:54 - 29/03/26
Para
Përgjimet në “SKY ECC”, trafikanti malazez i kokainës u “tradhtua” nga pushimet në Shqipëri

Përgjimet në “SKY ECC”, trafikanti malazez i kokainës u “tradhtua” nga pushimet në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje

23:18 - 29/03/26

Ka përfunduar turneu i peshëngritjes ‘Open Malta’ ku merrnin pjesë 8 shtete europiane, mes të cilëve edhe Shqipëria. Sportistët shqiptarë...

Lexo më shumë
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

22:24 - 29/03/26
Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

22:15 - 29/03/26
Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com