GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

CDU/CSU kërkon mbështetjen e qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

12:07 - 13/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
CDU/CSU kërkon mbështetjen e qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në KE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i CDU-së, Michael Brand, argumenton se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE është një hap i logjikshëm dhe se antarësimi i Kosovës në KE do të ketë efekt stabilizues edhe për Bosnjë-Hercegovinën.

Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria  gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në KE. Në një deklaratë për media, të enjten, 12,05. në mbrëmje, deputeti i CDU-së, Michael Brand, shkruan se “Kërkesa e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një hap logjik”. Brand  vlerëson se “Kosova në të kaluarën e afërt ka bërë progres të madh në aspektin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit.”

Brand, i cili është Kryetari i Grupit të Punës për të Drejtat e Njeriut dhe ndihmën humanitare të grupit parlamentar CDU/CSU, ka thënë më tej:

“Asnjë vend tjetër evropian nuk i referohet kaq qartë në Kushtetutë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Juridiksioni i saj që tashmë njihet si i detyrueshëm për Kosovën”.

Brand shkruan më tej se Kosova është  “deri tani vendi më pro-evropian në Ballkan”, duke argumentuar se më shumë se 90 për qind e popullsisë është vazhdimisht në favor të integrimit në BE dhe NATO.

“Nën qeverinë e re, vendi po ndjek një politikë absolutisht pro-evropiane dhe pro-perëndimore. Qeveria e Kosovës gjithashtu shumë shpejt i është bashkuar të gjitha sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.”

Brand thotë se antarësimi i në strukturat euroatlantike do të krijonte stabilitet në Ballkan.

“Në pikën e kthesës pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria federale duhet të mbështesë në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, në mënyrë që paqja në pjesët e tjera të Evropës, veçanërisht në Ballkan, të mos rrezikohet më nga veprimet e Rusisë dhe Serbisë. – nga propaganda pro-ruse te manovrat ushtarake.”

Gjermania e mbështet aplikimin e Kosovës në KE. Këtë garanci e mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitë së tij të fundit në Berlin, më 4 maj 2022, nga Kancelari Olaf Scholz

Momenti i duhur

Kontributi më i rëndësishëm për këtë është njohja në tërësi e kufijve në Evropë, shkruan më tej deputeti gjerman.

“Nëse Serbia dhe Rusia nuk mund të vazhdojnë lojën e tyre të rrezikshme kufitare në Ballkan, rreziku i një konflikti të ri atje do të reduktohet ndjeshëm. Mbështetja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë efekt stabilizues edhe në situatën në Bosnje-Hercegovinë, ku edhe ekstremistët serbë, aleatë me Rusinë, po i vënë në pyetje kufijtë.”

Politikani i CDU-së, shpjegon se përse tani është momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës:

“Në Këshillin e Evropës, më shumë se 72 për qind e shteteve anëtare e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës, ndërsa të tjerat janë afruar me njëri-tjetrin. Është koha e duhur dhe qasja e duhur për të bërë një hap të rëndësishëm përpara në integrimin e mëtejmë të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të gjithë rajonit.”

Në përfundim të deklaratës së tij për media, Michael Brand, kërkon që qeveria gjermane, hapa konkrete:

“Tani është e rëndësishme që qeveria federale jo vetëm të bisedojë, por edhe të veprojë në mënyrë aktive. Kancelari Federal dhe Ministrja e  Jashtme i kanë siguruar personalisht lidershipit kosovar mbështetjen e tyre. Kjo tani duhet të reflektohet në veprime konkrete”. /DW

 

Etiketa: KEKosove

Lajme të lidhura

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit

17:48 - 25/03/26
Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje
Aktualitet

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje

14:40 - 25/03/26
Mbyllja e strukturave paralele serbe në Veri, NATO: Jemi të zhgënjyer
Kosovë & Rajon

27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe dhe ndryshoi historinë e Kosovës

08:49 - 24/03/26
Para
E rëndë/ I mituri plagoset me kallashnikov

Aksidenti fatal shuan familjen, pas babait dhe gjyshit, ndërron jetë 19-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë
Aktualitet

Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

12:08 - 27/03/26

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona, Adnand Mahmuti, Blerina Kapaj, Blerina Kota, Mirela Guri,...

Lexo më shumë
Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

11:52 - 27/03/26
Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz

Vasili: Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale, Rama kërkon ta fshijë!

11:23 - 27/03/26
Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh…(Video)

10:58 - 27/03/26
Kurti uron Dardanët për fitoren ndaj Sllovakisë: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

Kurti uron Dardanët për fitoren ndaj Sllovakisë: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

10:37 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com