GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Çeçenët si shqiptarët”/ Mori medalje ari për vendin tonë, flet Abakarov: Jemi shumë të ngjashëm

18:41 - 21/09/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çeçenët si shqiptarët”/ Mori medalje ari për vendin tonë, flet Abakarov: Jemi shumë të ngjashëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sportisti çeçen Zelimkhan Abakarov i cili mori medalje ari për Shqipërinë në mundje, është shprehur se në rast se nuk do të merrte pjesë në këtë garë, nuk do ta dinte se si do të shkonte jeta e tij.

I rritur në Dagestan, ai tregoi emocionet e triumfit si Kampion Bote duke përfaqësuar vendin tonë në Beograd.

Abakarov zbuloi në një intervistë edhe pak rreth të ardhmes së tij dhe ambicieve që ka.

Abakarov, e kishit menduar një ditë të tillë, kampion bote, për më tepër me Shqipërinë?
Mendoj se e kam merituar këtë. Jam stërvitur shumë. Megjithatë nuk e kisha menduar, madje asnjëherë se kam çuar ne mendje, që do të garoja(përfaqësoja) Shqipërinë. Tani, nëse nuk do isha këtu, nuk do kisha patur mundësinë të garoja, duke qenë se Rusia nuk mund të përfaqësohet nga sanksionet. Presidenti i Federatës së Mundjes Sehit Prizreni, nëpërmjet një miku na propozoi, mua dhe një  mikut tim, Islamit të garonim për Shqipërinë. Ne ramë dakord direkt, dhe që prej atij viti ne përfaqësojmë Shqipërinë.

Historia juaj është shumë e veçantë, nëse nuk do të ishte Prizreni, tani nuk do kishit mundësi as të garonit në flamurin rus. Ju besoni shumë në Zot, ishte çështje fati, kështu ishte e shkruar?

Po, nëse nuk do të ishte Sehiti, unë nuk e di se ku do isha. I jam shumë mirënjohës Presidentit të Federatës së Mundjes Z. Prizreni që na dha mundësinë të përfaqësojmë së pari veten dhe gjithë Shqipërinë. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend, këtë popull krenar. Nuk e di se ç’do ndodhte nëse nuk do garoja për Shqipërinë.

A e dini që edhe një shqiptar, Elis Guri, është shpallur kampion bote, por me flamurin bullgar. Duket si një shpagim kjo medalje që ju i sillni Shqipërisë…
Të them të drejtën nuk e njoh këtë person (Elis Gurin). Pastaj më treguan për këtë gjë të pa kuptimtë, një shqiptar që garon për Bullgarinë. Nuk e kuptoj. Historia për mua dhe gjithë shqiptarët është medalja e artë. Ju falënderoj, ju jam mirënjohës.

Shqipëria nuk ka fituar kurrë medalje olimpike, vetëm kjo na mungon tani, a mundet ta arrini këtë, është e mundur?
-Unë nuk e dija që Shqipëria nuk kishte një medalje të artë. Jam shumë i lumtur që munda të gëzoja të gjithë Shqipërinë, të shohim.

A e dini që shqiptarët e duan shumë mundjen, zihen edhe kot për qejf, e kanë sport kombëtar. Trajneri juaj Çakmashi ka qenë një mundës i shkëlqyer, Sahiti gjithashtu ka dalë i treti në Botëror. Si ju duket Shqipëria në këtë pjesë?
-Po e di që shqiptarët kanë një lloj mundje të tyren. Seihti na ka çuar në ato male, dhe më pëlqeu shumë. Nuk e kam ditur që ka dhe mundje të tillë. Leonardi, trajneri jonë, e di që ka qenë sportist i mirë. Do ta quaja tani një trajner shumë të mirë, një mik që na ndihmon dhe na përkrah jo vetëm në sport por dhe në jetë. Sehiti e di që ka qenë nën kampion i Europës dhe president në formë të mirë, sepse stërvitet ndonjëherë me ne. E di që e duan mundjen në Shqipëri dhe jam i lumtur që arrita të marr një medalje për Shqipërinë.

Si është dita juaj, si i kaloni kohën në Shqipëri, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë?
Në kohën e lirë, kur jam këtu me shumë miq, zakonisht me trajnerin shkojmë në mal, në det. E kaloj mirë kohën e lirë në Shqipëri.

Çfarë të pëlqen më shumë nga Shqipëria?
Në Shqipëri mua më pëlqen që njerëzit këtu janë të mirë. Më pëlqen natyra, malet, gjithçka. Si çeçen që jam, ne ngjajmë me popullin shqiptar, ndaj e kam për zemër.

Tani që jeni shtetas shqiptar, si e keni planifikuar të ardhmen, do jetoni në Shqipëri, të ndërtoni këtu familjen?
E ardhmja… në të ardhmen dua të sjell familje këtu, nuk e di. Ç’është e shkruar do të bëhet, të shohim. Ndoshta do të iki, do të vij. Shpesh do të jem këtu në Shqipëri.

 

Etiketa: cecengareShqiptar

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
Para
Shqipëria U-19 e nis fazën kualifikuese me humbje ndaj Belgjikës

Shqipëria U-19 e nis fazën kualifikuese me humbje ndaj Belgjikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com