GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

20:57 - 26/03/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhje të sotme, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e 2 centraleve për gjenerimin e energjisë elektrike në jug të vendit, një në Kolonje dhe tjetri në Devoll.

Leja e pare i jepet oligarkut Vasil Jovani, pronar i Kronos Konstruksion, ndersa tjetra i jepet pronarit te “Tekno Fire”, Alban Cejku, te njohur edhe si “Luma Group”.

V E N D I M

PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË AFËRSI TË FSHATIT VËRNIK, NJËSIA ADMINISTRATIVE QENDËR BILISHT, BASHKIA DEVOLL, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “KRONOS KONSTRUKSION”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të  ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në afërsi të fshatit Vërnik, njësia administrative Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, Qarku Korçë, nga shoqëria “KRONOS KONSTRUKSION”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
  2. a) Emri i aplikuesit: shoqëria “KRONOS KONSTRUKSION”, sh.p.k.;
  3. b) NIPT/NUIS: K41416033P;
  4. c) Tipi i centralit: fotovoltaik;

ç)  Kapaciteti i instaluar: 50MË;

  1. d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
  2. dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në afërsi të fshatit Vërnik, njësia administrative Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, Qarku Korçë;
  3. e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë)  Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

  1. f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
  2. g) Shoqëria “KRONOS KONSTRUKSION”, sh.p.k., ka detyrimin që:
  3. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
  4. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “KRONOS KONSTRUKSION”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

  1. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
  2. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “KRONOS KONSTRUKSION”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mbreshtan, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “TEKNO FIRE”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “TEKNO FIRE”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: L01307010S;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç)  Kapaciteti i instaluar: 102 MË;

d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në njësinë administrative Mbreshtan, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë)  Koordinatat e projektit sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) MEI dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g)  Shoqëria “TEKNO FIRE”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht, çdo tre muaj, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “TEKNO FIRE”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “TEKNO FIRE”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë
Aktualitet

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë

12:01 - 18/04/26
“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve
Aktualitet

“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve

11:47 - 18/04/26
Nga kritikat te veprimi, Spiropali e ‘patrembur’ nga Rama; nis takimet me strukturat e PS
Aktualitet

Nga kritikat te veprimi, Spiropali e ‘patrembur’ nga Rama; nis takimet me strukturat e PS

11:30 - 18/04/26
Para
Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë
Aktualitet

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, arrestohen 11 persona dhe procedohen penalisht 15 të tjerë

12:01 - 18/04/26

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e ndodhura një ditë më parë në...

Lexo më shumë
“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve

“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve

11:47 - 18/04/26
Nga kritikat te veprimi, Spiropali e ‘patrembur’ nga Rama; nis takimet me strukturat e PS

Nga kritikat te veprimi, Spiropali e ‘patrembur’ nga Rama; nis takimet me strukturat e PS

11:30 - 18/04/26
Shqipëria mirëpret futbollin europian, FSHF organizon 6 turne europianë në 4 muajt e parë të vitit

Shqipëria mirëpret futbollin europian, FSHF organizon 6 turne europianë në 4 muajt e parë të vitit

11:22 - 18/04/26
“Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës

“Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës

10:53 - 18/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com