GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ceremonia e nderimit të sportistëve, reagon me ironi peshëngritësi

12:36 - 06/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Ceremonia e nderimit të sportistëve, reagon me ironi peshëngritësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Daniel Godelli ka reaguar pas ceremonisë së 7 sportistëve elitarë si pjesë e FA. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ai uroi kolegët e tij duke theksuar se “u gëzua shumë për ta dhe që më në fund sporti arriti të marri vlerat e duhura”. Megjithatë, peshëngritësi nuk e kurseu ironinë ndaj shtetit shqiptar kur theksoi se ky nderim erdhi “pak vonë por më mirë se kurrë” duke vënë në dukje gjithashtu se ai vetë është “harruar nga shteti i tij”.

Statusi i Daniel Godellit:

Marr shkas nga ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve “Elitar” si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po shikoja sot kudo në TV, nderimin që i bëhet sportit dhe realisht u gëzova shumë që më në fund sporti po arrin të marri vlerat e duhura, pak vonë por më mirë vonë se kurrë!

Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi të cilëve ua di vuajtjet sepse jemi bashkë në këtë rrugë prej vitesh kush më lart e kush më poshtë në rezultate, përjetova edhe një trishtim! Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar? Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë Daniel Godelli i kam dhuruar atdheut tim mbi 50 medalje! Flasim këtu për medalje ari, argjendi e bronzi! Besoj se shteti im nuk e ka harruar që unë jam i vetmi kampion bote në dygarësh që Shqipëria ka deri më sot për 20 vjeçarët! Unë jam po ai sportist si disa nga kolegët e mi aty në podiumin e nderit sot që kemi pasur një problematik me dopingun, por ndryshe nga ata unë e provova që isha i pafajshëm dhe kurrë nuk heshta për të treguar që dopingu nuk ishte zgjedhje e imja, por e të tjerëve! Gjithsesi unë dënimin e vuajta të plotë, dhe u riktheva në 2017 si kampion i Europës në stilin e shkëputjes. Ua provova edhe një herë që unë rezultatet i kisha të arritura me gjak e me shpirt dhe ajo që ndodhi ishte kurban i lojërave të pista në kupolën e federatës që jo pak sportistë të shteteve të ndryshme e deklaruan, dhe e faktuan edhe me një libër të botuar! Gjithsesi pak rëndësi ka kjo tani çdo gjë kaloi dhe unë u riktheva sërish me mundësit e mia si kampion i Europës sikurse e përmenda më lart!

Ndjej një keqardhje shumë të madhe sot që shteti im më harroi!

Janë të shumët kufomat që vijnë vërdallë dhe më pëshpërisin në vesh që nuk ka rëndësi që ti Daniel ke sjell 50 medalje për Shqipërinë, rëndësi ka të lidhesh si këpushat pas ndonjë pushtetari ti bësh lavde e këngë e më pas ai për lëmoshë të të shpërblej me ndonjë dekorim!

Unë mendoj, besoj dhe gjykoj që i tejkaloj kriteret që Republika e Shqipërisë ka vendosur për të më cilësuar si sportist Elitar!

Unë dua të besoj që kjo që sapo ndodhi ishte thjeshtë një harresë dhe një neglizhencë nga ngarkesa e madhe e njerëzve që u morën me plotësimin e kësaj liste, edhe pse nuk mund të harrohet një sportist si Daniel Godelli që ka që nga viti 2006 që i sjell medalje Shqipërisë sonë të bukur!

Jam në pritje të korrigjimit sa më shpejt të kësaj harrese që ka ndodhur kundrejt 50 medaljeve të mia, Ballkanike, Europian dhe Botërore nga Institucionet përkatëse.

Për dijeni, pas 10 ditësh zhvillohet kampionati europian në Armeni, dhe kjo që sapo ndodhi më jep shumë forcë dhe guxim për të garuar atje! Faleminderit!

Etiketa: Ceremonia e nderimitdaniel godelliSport

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Zbulimet arkeologjike në Durrës, sondazhe të reja në Amfiteatër

Zbulimet arkeologjike në Durrës, sondazhe të reja në Amfiteatër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i...

Lexo më shumë
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com