GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ceremonia/ Kush është Bajram Begaj Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë

17:28 - 24/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U përfol për kandidate/ Kodheli nuk i jep firmën Begos, por e mbështesin 4 opozitarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“E respektoj qeverinë dhe opozitën, por të shihet bashkëpunimi para konfliktit”. Ky ishte mesazhi i Bajram Begajt në fjalimin e tij pasi u betua në parlament si presidenti i ri i Shqipërisë. Në postin e kreut të shtetit do të zëvendësojë Ilir Metën. Pas betimit në parlament, në orën 19.30 është parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi. Ndërkohë, në rrugën që lidh sheshin “Skënderbej” me atë “Nënë Tereza” janë vendosur flamujt e Shqipërisë.

Në seancë pritet të marrin pjesë të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve të Sali Berishës. Me anë të një reagimi, Rithemelimi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e seancës pasi e cilëson ditë fatkeqësie për demokracinë. Partia Demokratike duket se do të jetë e përçarë edhe në inaugurimin e Presidentit të ri. Gijotina.com  raportoi dje se ‘grupi i Alibeaj’ do të marrë pjesë në seancë, ndërsa ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës do të bojkotojë ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit.

Por kush është Bajram Begaj Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë

Bajram Begaj do të jetë kreu i ri shtetit për 5 vitet e ardhshme. Presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë në Pluralizëm.

Pas Alfred Moisiut, ai është kreu i dytë i shtetit që vjen nga Forcat e Armatosura.

Bajram Begaj ka shërbyer 31 vite në ushtri, ndërsa ka përfunduar studimet ushtarake si dhe një sërë specialitetesh të tjera, duke u emëruar edhe shef i Shtabit të Forcave të Armatosura në 29 korrik të vitit 2020.

Më 3 korrik të atij viti ai ka marrë edhe gradën gjeneral major me dekret të Ilir Metës, i cili këtë dielë i liron e zyrën e Presidentit.

Më gradën Gjeneral, Begaj ka lindur në 20 mars 1967 dhe është i lindur në qytetin e Rrogozhinës.

Para marrjes së rolit të shefit të shtabit ai shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Po ashtu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Bajram Begaj mori besimin e 78 deputetëve, nga 83 deputetë të pranishëm në votimin e 4 qershor

Etiketa: Bajram BegajKryesore1

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
Panik në aeroport, pasagjerët terrorizohen me mesazhe kërcënuese, çfarë planifikonte “keqbërësi”

Panik në aeroport, pasagjerët terrorizohen me mesazhe kërcënuese, çfarë planifikonte “keqbërësi”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com