GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ceremonia për hapjen e negociatave, PD: Rama foli si monist dhe ndau opozitën

13:07 - 20/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara në PD, “rekord” në Tiranë, ja sa ishte numri  i pjesëmarrësve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave dhe ceremoninë e mbajtur prej kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë, ku në ambientet e Kryeministrisë u ngrit krahas flamurit të Shqipërisë edhe ai i Bashkimit Evropian.

Përmes një deklarate për media nga selia blu, Boçi nënvizoi me ironi faktin se Rama festoi sot një datë që e kishte festuar tashmë 4 vite më parë, kur gënjeu sy më sy shqiptarët se negociatat ishin hapur.

Deputeti i PD thekson gjithashtu se shefi i qeverisë, i cili mban për 10 vite peng integrimin festoi sot me flamurin e BE-së, ndërkohë që vlerat e tij i shkel çdo ditë.

Deklaratë e n/kryetarit të PD, Luçiano Boçi:

Edi Rama u kthye nga Brukseli dhe nxori orkestrën në rrugë për të festuar një datë që ka 10 vjet që e mban peng.

Festoi siç e ka zakon, edhe para katër vjetësh, me dekorata, shampanjë dhe fishekzjarrë hapjen e negociatave duke i gënjyer shqiptarët sy për sy, se negociatat ishin hapur.

Ngriti flamurin e BE ndërkohë që vlerat e saj i nëpërkëmb çdo ditë. Mjaft të kujtoni fyerjet në adresë të përfaqësuesve të vendeve europiane kur i kritikuan amnistinë fiskale.

Foli si monist për opozitën dhe e konsideroi të ndarë, duke i mbyllur sytë para bashkimit të madh popullor dhe opozitar më 7 korrik.

Partia Demokratike e ka përshëndetur dhe do ta mbështesë pa asnjë hezitim procesin e çeljes së negociatave, duke theksuar se ato i hapen Shqipërisë dhe prirjes europiane të vendit, jo qeverisë.

Ne jemi partia e integrimit, e idesë së parë të tij, e nënshkrimit të MSA, paraqitjes së kërkesës për pranimin e Shqipërisë si vend anëtar ne BE, liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat nga Komisioni, të cilin e bllokoi Edi Rama.

Jemi partia e anëtarësimit të plotë të vendit në NATO.

Si të tillë dhe si shqiptarë, duam të ju bëjmë me dije disa teza të ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare në lidhje me atë që cilësohet si ‘çelje negociatash’ dhe procesin në vijim:

Për të filluar negociatat, vendi kandidat duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, të tjerat duhet të përmbushen gjatë fazës së negociatave;

Nëse vendi nuk bën progres negociata ngecin në vend;

Çdo vend anëtar mund të kundërshtojë mbyllje ose hapjen e kapitujve të anëtarësimit;

Secili vend anëtar mund të pengojë avancimin e negociatave, nëse nuk përmbushen kriteret e kërkuara. Reagimi i Bundestagut gjerman dje ishte i qartë në këtë pikë.

BE nuk do të jetë thjesht vëzhguese dhe këshilluese në proceset e brendshme nga sot e tutje. Kjo do të rrisë presionin mbi qeverinë dhe do t’ia bëjë të vështirë që të mbulojë të metat dhe hilet me propagandë.

Të gjitha këto dëshmojnë se, për Edi Ramën procesi i negociatave është mision i pamundur.

Partia Demokratike garanton shqiptarët se do jetë ajo lokomotivë e këtij procesi.

 

Etiketa: PDRama

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
PD i përgjigjet Berishës për akuzat: Ti dhe Meta po i poshtëroni dibranët!

PD paraqet dy amendamente për projekt-rezolutën e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com