GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kallëzim penal i depozituar në SPAK hedh dritë mbi një skemë të dyshuar korrupsioni dhe konflikti interesi në Bashkinë e Tiranës, që kap vlerën e 6.8 milionë eurove.

Sipas kallëzimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-drejtori i Përgjithshëm Juridik, Alban Dokushi, dhe vëllai i këtij të fundit, përmbaruesi Besnik Dokushi, janë përfshirë në një mekanizëm ku mbi 90% e ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore të bashkisë i kalonin zyrës së përmbaruesit Dokushi.

Në një deklaratë për mediat, avokatja Adriana Kalaja shpjegoi se kallëzimi penal vë nën akuzë tre persona. Konkretisht, bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Alban Dokushin në cilësinë e drejtorit juridik të këtij institucioni, dhe përmbaruesin gjyqësor Besnik Dokushi. Akuzat bazohen në prova që tregojnë se zyra përmbarimore e Besnik Dokushit, vëllait të drejtorit juridik të bashkisë, ka përfituar pjesën dërrmuese të çështjeve për ekzekutim. Vlera totale e këtyre ekzekutimeve, sipas kallëzuesve, arrin në 6.8 milionë euro, një shifër disproporcionale krahasuar me zyrat e tjera. Për kontrast, të gjitha zyrat e tjera përmbarimore së bashku kanë ekzekutuar një vlerë prej vetëm 500 mijë eurosh.

Rruga ligjore e çështjes ka qenë e ndërlikuar. Fillimisht e depozituar në SPAK, dosja u delegua nga drejtuesi i këtij institucioni, Altin Dumani, tek Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit vendosi pushimin e çështjes, një vendim që u kundërshtua nga kallëzuesit.

Ankimimi u bë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku gjyqtari Dritan Hallunaj pranoi kërkesën, shpalli moskompetencën e Prokurorisë së Tiranës dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën e Posaçme.

Një seancë ishte parashikuar të mbahej në Gjykatën e Posaçme, por avokatja Kalaja kërkoi shtyrjen e saj. Arsyeja ishte se njoftimi i gjykatës ishte i paplotë, pa specifikuar të dhëna për subjektin e kallëzuar apo numrin e procedimit penal. Gjyqtarja Elsa Ulliri e pranoi kërkesën dhe caktoi seancën e radhës më 19 maj.

Adriana Kalaja: Në fakt, siç e kemi denoncuar dhe e kemi bërë dhe publike, bëhet fjalë për një kallëzim penal që ne kemi depozituar pranë SPAK-ut, ku subjektet e këtij kallëzimi ishin Erion Veliaj, me cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi me cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm juridik pranë kësaj bashkie dhe përmbaruesi gjyqësor Besnik Dokushi, për të cilin ne kishim referuar prova dhe fakte që përveçse ishte vëllai i Alban Dokushit, pra drejtorit të Përgjithshëm juridik, nga ana tjetër kishim konstatuar me prova konkrete se mbi 90% të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, por edhe të problematikave që kishte Bashkia Tiranë, kalonin për ekzekutim tek zyra e vëllait të Alban Dokushit, shumë e cila kapte vlerën 6.8 milionë euro deri në momentin që ne kemi bërë kallëzimin penal. Ndërkohë, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me detyrën dhe në këndvështrimin tonë edhe në shpërdorim të detyrës, duke qenë se 75A-ja e përcakton qartë se kush janë subjekte të hetimit të SPAK-ut, Altin Dumani, si duket ishte rasti kur nuk kishte marrë urdhër politik, e delegon këtë çështje për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës sërish edhe ajo në shkelje të ligjit procedural penal, por edhe të detyrës, vijon hetimet duke vendosur pushimin e çështjes. Këtë fakt ne e denoncuam në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, kur me thënë të drejtën, gjyqtari Dritan Hallunaj, në respekt të ligjit dhe detyrës, pranoi kërkesën tonë dhe shpalli moskompetencën e Gjykatës së Tiranës dhe të Prokurorisë së Tiranës dhe e ka kaluar për kompetencë në Gjykatën e Posaçme. Sot ne kishim marrë njoftimin për këtë seancë, por unë kërkova shtyrjen sepse mu duk në fakt edhe pak e çuditshme dhe e paprecedent që në njoftimin e gjykatës unë nuk kisha asnjë të dhënë qoftë lidhur me subjektin e kallëzuar, qoftë dhe lidhur me numrin e procedimit penal.

Kështu që ndodhur në këto kushte, unë i kam kërkuar gjyqtares Elsa Ulliri shtyrjen e seancës me qëllim për t’u përgatitur për seancën e radhës dhe për të parashtruar të gjithë problematikat që ne kemi ngritur në kallëzim penal, që kjo çështje jo vetëm nuk duhet të pushohet, por kjo çështje duhet të hetohet sepse ne çmojmë se pjesën kryesore të veprave penale në këtë çështje e ka titullari i bashkisë që është Erion Veliaj dhe nën miratimin dhe marrëveshjen e titullarit dhe drejtuesi Alban Dokushi, ish drejtori i përgjithshëm Alban Dokushi, ka bërë dhe këto veprime që në këndvështrimin tonë janë veprime korruptive, në shpërdorim të detyrës, në konflikt interesi dhe sipas nesh dhe në ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi është absurde që të gjithë zyrat përmbarimore kanë ekzekutuar një shumë prej 500.000 eurosh, ndërsa vëllai i Alban Dokushit ekzekuton një shumë prej 6.8 milionë euro…

gijotina.com/

Etiketa: Alban DokushiErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person
Breaking Views

Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person

19:01 - 29/09/26
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Para
Stafi i Ivanka Trump “zbarkon” në Vlorë, inspekton zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni

Stafi i Ivanka Trump “zbarkon” në Vlorë, inspekton zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person
Breaking Views

Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person

19:01 - 29/09/26

 Dita e 122-të e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër sistemit dhe jo vetëm. Qytetarët kanë dalë në...

Lexo më shumë
Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

17:10 - 29/09/26
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com