GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja Becchetti: PD i drejtohet GJK për mosngritjen e Komisionit Hetimor

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaos në komisionet parlamentare, TVSH i ndërpret sinjalin PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri Partia Demokratike iu drejtua dje Gjykatës Kushtetuese për të anulluar vendimin e parlamentit i cili rrëzoi me votat e shumicës kërkesën e tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për “Çështjen Becchetti”, sipërmarrësit italian i cili hodhi në gjyq, qeverinë shqiptare për mbylljen e aktiviteteteve të tij në Shqipër, mes të cilave dhe televizioni “Agon Channel”.

Partia demokratike i referohet Kushtetutës e cila përcakton se “me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, parlamenti është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, e për pasojë refuzimi për Komisionin hetimor i ka mohuar asaj një të drejtë kushtetuese

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), një gjykatë arbitrazhi, ka vendosur të dënojë Shqipërinë me 120 milion euro, pasi gjykoi se mbyllja e televizionit “Agon Channel”, ishte “e motivuar politikisht”. ICSID-ja rrëzoi në muajin prill ankimimin e Shqipërisë për anullimin e vendimit.

Në muajin maj të këtij viti, përmes Avokatit të Shtetit, Shqipëria ndërmorri një tjetër përpjekje në maj të këtij viti.

Opozita bën përgjegjëse qeverinë për këtë faturë që do të duhet të paguajë shtetit shqiptar. “120 mln euro i Arbitrazhit Ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, ku shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori etj, etj. pra shkaktar janë ata, duke influencuar edhe tek gjykata shqiptare, të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat”, deklaroi sot në dalje nga Gjykata Kushtetuese, deputetja demokrate Grida Duma.

Shumica refuzoi komisionin hetimor me argumentin se vendimi i ICSID-së mbrohet nga konfidencialiteti që është detyrues për vendin. Kryeministri Edi Rama gati 10 ditë më parë, e motivoi rrëzimin e kërkesës së opozitës me argumentat se sipas tij “komisioni hetimor shkel parimet kushtetuese, të drejtën ndërkombëtare, si dhe dëmton drejtpërdrejtë interesat e Shqipërisë”.

Opozita thotë se ruajtja e konfidencialitetit nuk qëndron si argument përsa kohë vendimi gjendet i publikuar online.

Ligji për Komisionet hetimore parashikon se “Parlamenti nuk mund të vendosë kufizime në objektin e punës së Komisionit… përveç rasteve kur nga rrethanat gjykohet se kërkesa përmban elemente të shkeljes së Kushtetutës”./ Marrë nga VOA

Etiketa: ceshtja beccettiGJKKomisioni hetimorVOA

Lajme të lidhura

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Aktualitet

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Para
Putin bisedë telefonike me Boris Johnson: Në fokus tensionet në Afganistan dhe marrëveshja bërthamore e Iranit

Putin bisedë telefonike me Boris Johnson: Në fokus tensionet në Afganistan dhe marrëveshja bërthamore e Iranit

TË FUNDIT

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës
Aktualitet

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

08:26 - 03/11/26

Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke sjellë...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:09 - 03/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit.

08:06 - 03/11/26
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com