GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja “Gërdeci”, SPAK kërkon të marrë në pyetje Efraim Diverolin

16:44 - 22/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja “Gërdeci”, SPAK kërkon të marrë në pyetje Efraim Diverolin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të heqë pengesën për të gjykuar ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci, SPAK ende nuk e ka dërguar dosjen për shqyrtim.

Mësohet se prokuroria e Posaçme është duke pritur letër-porosinë e dërguar në SHBA ku ka kërkuar marrjen në pyetje të Efraim Diverolit një emër ky i përmendur për kontratën me Ministrinë e shqiptare të Mbrojtjes.

SPAK duket se ka vendosur të mos e dërgojë në gjykatë dosjen ndaj ish-ministrit pa dëshminë dhe materialet e ardhura nga SHBA.

Diveroli bleu nga Ministria jonë e Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh.

Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri dhe shkrimit të botuar në “Nevv York Times” në lidhje me këtë çështje. Ai kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975, por në fakt ato ishin prodhim kinez.

Fishekët ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën shtetërore MEICO dhe skandali ka dalë në dritë vetëm pas procesit të ripaketimit në Shqipëri.

Për të fshehur origjinën kineze të armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja plastike.

Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në veprim Henri Tomein, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili rriti artificialisht çmimin e armëve nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit./OraNews

Etiketa: Afrim Diverolli

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
“Shteti çon paratë te privati”, Salianji: Këto kompani morën lekë nga qeveria

“Shteti çon paratë te privati”, Salianji: Këto kompani morën lekë nga qeveria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com