GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Çështja Hermoso”, kreu i UEFA-s Ceferin zgjedh heshtjen

16:49 - 29/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çështja Hermoso”, kreu i UEFA-s Ceferin zgjedh heshtjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Letra e dërguar të premten nga FEF në selinë e UEFA-s duke denoncuar ndërhyrjen politike në ‘çështjen Jenni Hermoso’ nuk pati efektin e dëshiruar nga Luis Rubiales, president dhe Andreu Camps, sekretar i përgjithshëm i Federatës Spanjole të Futbollit.

Organi i kryesuar nga Aleksander Ceferin e vlerësoi letrën, por vendosi të mos ndërhynte. Nisur nga dyshimet që lindin për figurën e Rubiales, i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s, Ceferin nuk ka dashur të pozicionohet qartë, apo ta mbështesë atë duke ia transferuar këtë protestë FIFA-s, e cila është ajo që sanksionon në rast ndërhyrje politike. Prania e skuadrave spanjolle në garat evropiane, pra, nuk është në rrezik.

Në këtë mënyrë, intuitohet gjithashtu që UEFA i kthen shpinën Rubiales. Në fakt, në Zvicër presin një vendim zyrtar nga qeveria spanjole për t’u prononcuar përfundimisht, por nisur nga ngjarjet dhe qëndrimi i prerë i FIFA-s, duket e vështirë të mendohet se nuk do ta largojnë Rubiales nga Komiteti Ekzekutiv dhe nga ndonjë nga detyrat e tij në UEFA.

Rubiales nuk është punonjës i UEFA-s, por anëtar i një federate që është zgjedhur për një funksion të caktuar.

Duhet mbajtur mend, se këtë javë do të hidhet shorti për Champions League dhe është dhënë starti zyrtar për futbollin në Evropë.

Do të shpërndahen çmimet vjetore të UEFA-s dhe do të jenë të pranishme të gjitha skuadrat që marrin pjesë në kompeticionet evropiane.

Ceferin nuk dëshiron që gala të mjegullohet nga gjithçka që po ndodh rreth Rubiales. Sa më pak ta spërkasë çështjen UEFA, aq më mire është. Prandaj, përgjigja ndaj letrës ka qenë palëvizshmëri.

Në përputhje me qëndrimin e UEFA-s, presidenti i Këshillit të Lartë të Sporteve (CSD), Victor Francos, gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë rrezik për ekipet kombëtare dhe klubet spanjole që të mos marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë rrezik për të marrë pjesë në asnjë nga kategoritë”, tha ai para mikrofonit të “La Sexta”.

Etiketa: ceferinCeshtja HermosoRubiales

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Media ruse publikon pamjet e amerikanit të arrestuar në Moskë

Media ruse publikon pamjet e amerikanit të arrestuar në Moskë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com